Ish-presidenti Ilir Meta i arrestuar më 21 tetor 2024 nën akuza për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie, përkujtoi sot ngjarjen e 2 prillit 1991 në Shkodër ku u vranë Arben Broci, Bujar Bishanaku, Nazmi Kryeziu dhe Besnik Ceka.

Në një postim në Facebook, Meta kujtoi sakrificën sublime të katër martirëve të demokracisë në mbrojtje të zgjedhjeve të lira.

“Sakrifica e tyre sublime, bashkë me shpirtin e pathyeshëm të Shkodrës antikomuniste, mbetet një udhërrëfyes i përhershëm në përpjekjet tona për të mbrojtur, me çdo kusht, lirinë, pluralizmin politik, votën e lirë dhe dinjitetin e çdo shqiptari” shkroi Meta.

Në të njëjtën linjë si aleati i tij Sali Berisha, Meta e shfrytëzoi këtë ditë për t’i kujtuar Shkodrës se mbetet burim frymëzimi në rrugëtimin e opozitës drejt lirisë.

“Në një kohë kur liritë dhe të drejtat themelore janë më të rrezikuara se kurrë, amaneti i katër Martirëve na thërret të bashkohemi kundër Narkodiktaturës, që po pengon të ardhmen europiane të Shqipërisë dhe që meriton të shembet nën këmbët e sovranit. Shkodra ka qenë dhe do të mbetet një burim i pashtershëm frymëzimi në rrugëtimin tonë drejt Lirisë dhe Demokracisë. Lavdi e përjetshme Dëshmorëve të 2 Prillit” shkroi Meta.

U.D/SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 31 Mars, 11:25

    A besoni se Drejtori i ri Policisë, Hita do luftojë krimin dhe korrupsionin?