Tifozët Juventinë kanë gjetur një mënyrë mjaft origjinale për të treguar lodhjen e tyre nadj sulmuesit brazilian Amauri. Ata vendosën t’a nxjerrin në shitje futbollistin në faqen e internetit eBay, e cila njihet si një faqe ku mund të shesësh dh të blesh gjithçka. I blerë në vitin 2008 nga klubi Juventin për shumën e 21 milione euro, ish-sulmuesi i Palermos nuk arriti të kënaqë as drejtuesit dhe as tifozët. Tashmë prej dy vjetësh ai është në shitje, por në merkaton e fundit në verë ai refuzoi ekipin francez të Marsejës duke i irrituar më shumë tifozët me këtë gjest.