Shtetet e Bashkuara kanë luajtur rol parësor për të mbështetur anëtarësimin e Shqipërisë në NATO. Por marrëdhëniet e mira mes dy vendeve e kanë zanafillën më herët.
Shqiptarët e shohin me mirënjohje Presidentin amerikan Woodrow Wilson, të cilin e konsiderojnë si mbrojtësin e ekzistencës së shtetit të tyre. Kjo mirënjohje u thellua më tej me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për shpëtimin e Kosovës nga spastrimi etnik i regjimit të Millosheviçit dhe më pas kur ato u bënë mbështetëset kryesore të pavarësisë së saj.
Me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë, Zëri i Amerikës do të vazhdojë t’ju sjellë mesazhe përshëndetjeje nga ambasadorët amerikanë që kanë shërbyer në Shqipëri pas rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike në vitin 1991. Dhe ndërsa Shqipëria feston më 28 Nëntor 100 vjetorin e pavarësisë, vetëm një javë më pas, më 4 dhjetor, mbushen 90 vjet nga vendosja e marrëdhënieve të para diplomatike me Amerikën në vitin 1922. Sonte, po japim përshëndetjen e zonjës Marisa Lino, e cila ishte ambasadore në Shqipëri nga viti 1996 deri në vitin 1999.
/Shqiptarja.com