Departamenti i Shtetit po shtrëngon masat ndaj vizave për personat që "punojnë në emër të kundërshtarëve të Shteteve të Bashkuara.
Lajmin e konfirmoi sot Ambasada Amerikane në Tiranë përmes një postimi në rrjete sociale.
Njoftimi vjen pak ditë pasi Departamenti I Shtetit pezulloi vizat për 75 individë të cilët janë familjarë apo të lidhur me Kartelin Sinaloa ndaj të cilit Amerika ka vendosur sanksione në bazë të Urdhërit Ekzekutiv 14059.
Në njoftimin përkatës të Departamentit Amerikan të Shtetit, thuhet që karteli famëkeq i drogës është i dizenjuar si një Organizatë e Huaj Terroriste, e cila trafikon fentanyl, një drogë që presidenti Trump e ka cilësuar si armë të shkatërrimit në masë.
“Vendosja e kufizimeve të vizave ndaj trafikantëve të drogës, familjarëve të tyre apo partnerëve personalë apo të biznesit, jo vetëm do të pengojë hyrjen e tyre në vendin tonë, por gjithashtu shërben si një pengesë për kryerjen e aktiviteteve të paligjshme” thuhet në njoftim
Lajmi në përditësim
Komente










