TIRANË- Ambasada Amerikane ka njoftuar nëpërmjet një postimi se NATO, ka krijuar një rezervë pajisjesh mjekësore për t'i dhënë ndihmë të menjëhershme aleatëve dhe partnerëve në nevojë
“Gjatë javëve të fundit, ventilatorë të prodhuar në Amerikë dhe të dhuruar për rezervën nga USAID, u dorëzuan në Republikën Çeke, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Shqipëri, për t'i ndihmuar ato në luftën kundër COVID-19”, thuhet në njoftim.
" A e dinit se NATO ka krijuar një rezervë pajisjesh mjekësore për t'i dhënë ndihmë të menjëhershme aleatëve dhe partnerëve në nevojë? Gjatë javëve të fundit, ventilatorë të prodhuar në Amerikë dhe të dhuruar për rezervën nga USAID, u dorëzuan në Republikën Çeke, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Shqipëri, për t'i ndihmuar ato në luftën kundër COVID-19