Ambasada e SHBA: Mbi 2 milion dollarë ndihmë për përballimin e COVID për 92 vende, mes tyre dhe Shqipëria

Ambasada e SHBA: Mbi 2 milion dollarë ndihmë për përballimin e COVID për 92 vende, mes tyre dhe Shqipëria

Ambasada e SHBA

Ambasada e SHBA-ve në Tiranë, përmes një postimi në rrjete sociale ka njoftuar se ndihma totale për COVID-19 e Shteteve të Bashkuara për Shqipërinë ka arritur në më shumë se 2 milion dollarë.

Në këtë paketë ndihme është e përfshirë dhe Shqipëria si dhe 92 vende të tjera të botës me të ardhura të ulëta dhe të mesme. Në njoftim Ambasada thekson se kjo mbështetje është thelbësore për kontrollin e pandemisë, ngadalësimin e shfaqjes së varianteve të reja dhe ndihmën për të rifilluar ekonominë globale.

Kjo ndihmë përfshin ndihmë në ndërtimin e kapaciteteve dhe forcimin e infrastrukturës, dhurimin e kompleteve për testimin COVID, pajisjeve shumë të nevojshme për kontroll dhe parandalim, sigurimin e transportit për ekipet e gjurmimit, dhurimin e pajisjeve mbrojtëse personale për Policinë Kufitare, shpërndarjen e ventilatorëve të prodhuar në Amerikë dhe shumë më tepër.

Njoftimi i plotë:

Këtë vit, Shtetet e Bashkuara njoftuan 2 miliardë dollarë fillestarë – nga një total prej 4 miliardë dollarësh të planifikuar – për Angazhimin e Tregut të Përparuar COVAX, për të siguruar që Shqipëria dhe vendet e tjera të marrin vaksinat e COVID-19. Ky kontribut i bën Shtetet e Bashkuara kontribuesin e vetëm më të madh në përgjigjen ndërkombëtare ndaj COVID-19.

Kontributet e SHBA për COVAX, përmes Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), do të mbështesin blerjen dhe shpërndarjen e vaksinave COVID-19 të sigurta dhe efikase për popullatat më të prekshme dhe në rrezik në botë, në 92 vende me të ardhura të ulëta dhe të mesme. Kjo mbështetje është thelbësore për kontrollin e pandemisë, ngadalësimin e shfaqjes së varianteve të reja dhe ndihmën për të rifilluar ekonominë globale. Siç tha Sekretari Blinken, “Në qoftë se dhe derisa të gjithë në botë të jenë të vaksinuar, atëherë askush nuk është vërtetë i sigurtë”.

Shtetet e Bashkuara kanë punuar ngushtë me aktorët shqiptarë përgjatë kohëzgjatjes së pandemisë, për të forcuar përgjigjen ndaj COVID-19. Deri tani, ndihma totale për COVID-19 e qeverisë së Shteteve të Bashkuara për Shqipërinë ka arritur në më shumë se 2 milion dollarë, duke përfshirë ndihmën në ndërtimin e kapaciteteve dhe forcimin e infrastrukturës, dhurimin e kompleteve për testimin COVID, pajisjeve shumë të nevojshme për kontroll dhe parandalim, sigurimin e transportit për ekipet e gjurmimit, dhurimin e pajisjeve mbrojtëse personale për Policinë Kufitare, shpërndarjen e ventilatorëve të prodhuar në Amerikë dhe shumë më tepër.
Për më shumë informacion mbi veprimet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për shëndetin botëror nëpërmjet mbështetjes së COVAX

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kistra: 21/03/2021 19:59

    Korrigjojeni titullin, eshte fjala per 2 miliard e jo 2 milion. Nejse, kush me thote sa vaksina ka dhuruar apo siguruar per ne SHBA? Sot kryefjala eshte vaksina e vaksinimi, te tjerat jane perralla!

    Përgjigju
  • Turi: 21/03/2021 16:13

    Hahahah ja hodhem tani shpetiam urra

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Putin: Ne duam t'i japim fund luftës, jo thjesht ta ngrijmë atë! Negociatat? Në Sllovaki

Putin: Ne duam t'i japim fund luftës, jo thjesht ta ngrijmë atë! Negociatat? Në Sllovaki