Pas thirrjeve te zyrtarëve te BE, zyrtarëve të PPE edhe Ambasada Britanike në Tiranë bën apel për pjesëmarrje në zgjedhjet e 18 qershorit.

Apeli i drejtohet Partisë Demokratike dhe aletatëvë të saj, ku ndër të tjera theksohet se është e rëndësishme që qytetarëve t'u garantohet një proces i rregullt zgjedhor. 

Ambasada thekson se është e rëndësishme të shmangen incidentet e dhunës gjatë periudhës parazgjedhore. 

“Mbretëria e Bashkuar iu bën thirrje të gjitha partive politike të angazhohen në mënyrë konstruktive për të siguruar pjesëmarrje të plotë në zgjedhjet e ardhshme. Do të ishte për të ardhur keq nëse partitë zgjedhin të mos marrin pjesë.

Votuesit shqiptarë meritojnë të kenë një proces zgjedhor që t’i garantojë mundësi sa më të gjerë zgjedhjeje.

Mbretëria e Bashkuar iu bën thirrje të gjitha partive politike të garantojnë shmangien e dhunës gjatë periudhës parazgjedhore dhe gjatë vetë ditës së zgjedhjeve
”, thuhet në një komunikatë për shtyp të ambasadës Britanike.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com