Pas SHBA, edhe Ambasada Britanike në Shqipëri ka përshëndetur vendimin e Ramës për të tërhequr kandidatin nga Kavaja, ndërsa bën thirrje që opozita të marrë pjesë në zgjedhjet e 18 qershorit.
"Në vijim të lajmeve të fundit, Ambasadori Britanik në Tiranë, Duncan Norman përshëndeti vendimin për shtyrjen e zgjedhjeve të pjesshme në Kavajë.
Mbretëria e Bashkuar vazhdon t’i bëjë thirrje të gjitha partive politike për t’u angazhuar në mënyrë konstruktive me qëllim sigurimin e pjesëmarrjes të plotë në zgjedhjet e ardhshme.
MB ripërsërit thirrjen ndaj të gjithë anëtarëve të partive politike të sigurohen për shmangien e dhunës gjatë periudhës parazgjedhore dhe vetë zgjedhjet" mbyllet deklarata.
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com