Ambasada e Francës, Gjermanisë, Italisë, Anglisë dhe SHBA-së kujtojnë masakrën e Reçakut: Qëllimi ynë i përbashkët, të mbështesim Kosovën

Ambasada e Francës, Gjermanisë, Italisë, Anglisë dhe SHBA-së kujtojnë masakrën e Reçakut: Qëllimi ynë i përbashkët, të mbështesim Kosovën

Përmes një deklarate, ambasada e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara, kanë kujtuar masakrën e Reçakut në Kosovë. Në deklaratë thuhet se ishte pikërisht kjo masakër që përfundimisht aleatët e NATO-s të ndërhynin  dhe t'i jepnin fund katastrofës njerëzore që po kryenin trupat ushtarke serbe mbi qytetarët e Kosovës.

Ndër të tjera në deklaratë thuhet se këto shtete i kujtojnë me nder viktimat që u vranë nga serbët në Reçak dy dekada më parë, ndërsa shtojnë se duhet punuar së bashku për të ndërtuar një të ardhme të sigurt. "Qëllimi ynë i përbashkët është të mbështesim vazhdimisht Kosovën në këtë rrugë." thuhet më tej në deklaratën e përbashkët.

Deklarata:

Deklaratë e Ambasadorëve të Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara, 14 janar, 2020

Njëzet e një vjet më parë, masakra që ndodhi në Reçak përfundimisht bëri që aleatët e NATO-s të ndërhyjnë dhe ti japin fund një katastrofë humanitare.

Ne e nderojmë kujtimin e atyre që humbën jetët në Recak dhe masakrat e tjera në Kosovë dy dekada më pare, duke punuar së bashku për të ndërtuar një të ardhme të paqes, drejtësisë dhe mirëqenies për brezat e ardhshëm.

Qeveria e Kosovës dhe qeveria e Serbisë duhet të sigurojnë që viktimat dhe familjet e tyre kanë qasje të plotë në drejtësi dhe në informatat për fatin e më të dashurve të tyre. Qytetarët e të gjitha etnive dhe besimeve ndjehen si në shtëpi dhe të lirë për të jetuar, punuar dhe besuar në paqe me fqinjët e tyre. Siç edhe thotë Deklarata e Pavarësisë së këtij vendi, Kosova është një vend “i përkushtuar për të përballuar trashëgiminë e dhimbshme të së kaluarës së fundit në një frymë pajtimi dhe faljeje. Të përkushtuar për mbrojtjen, promovimin dhe nderimin e larmisë së popullit tonë.” Qëllimi ynë i përbashkët është të mbështesim vazhdimisht Kosovën në këtë rrugë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja