TIRANË – Ambasada e Iranit në Shqipëri ka sqaruar sot se dje, në takimin me Kryeministrin shqiptar Sali Berisha, është folur për “çështjen bërthamore” dhe jo për “armët bërthamore”, siç u pasqyrua gabimisht në njoftimin e Këshillit të Ministrave.
Nëpërmjet një njoftimi për shtyp të kësaj ambasade sot thuhet se “në pasqyrimin e lajmit të këtij takimi në faqen zyrtare të Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë u përdor gabimisht shprehja "armë bërthamore" në vend të "çështja bërthamore" - gabim teknik që më pas u korrigjua.
Është e nevojshme të shpjegojmë që në këtë takim të Ambasadorit të Republikës Islamike të Iranit u dhanë shpjegime mbi zhvillimet në lidhje me dosjen bërthamore të Iranit dhe mënyrën e bashkëpunimit të Iranit me Agjensinë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore me qëllimin e krijimit të besimit reciprok dhe mënjanimit të shqetësimeve të lindura si edhe u theksua vazhdimi i këtij bashkëpunimi në të ardhmen në mënyrë konstruktive,"- përfundon sqarimi.
Redaksia online
(Armanda Shtëmbari/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com