Ambasada e Rusisë: 'Kërcënimi rus', gjueti shtrigash, Shqipëria po etiketon edhe ndihmën sovjetike si dizinformim

Ambasada e Rusisë: 'Kërcënimi rus', gjueti shtrigash, Shqipëria po etiketon edhe ndihmën sovjetike si dizinformim

Ambasada e Rusisë në Shqipëri

Ambasada e Rusisë në Tiranë ka publikuar mbrëmjen e 21 marsit në faqen e saj në Facebook një koment polemizues ndaj atyre që i quan akuza se Rusia po drejton një fushatë dizinformimi në rajon.

Ambasada i referohet një dokumenti zyrtar, 'Strategjisë kundër Ndërhyrjes së Huaj dhe Dizinformacionit 2025-2030', që sipas saj huazon pjesën më të madhe të materialit nga një “studim” i autorizuar nga disinfo.al, një faqe që, siç vihet në dukje, ndër të tjera financohet nga “i vetëdiskredituari USAID”.

Ambasada shprehet se "në dokument, edhe ndihma e Bashkimit Sovjetik ndaj Shqipërisë cilësohet si keqinformim, ndërkohë që i njëjti studim, pasi flet për “Kërcënimin rus”, konkludon se Propaganda Ruse ka ndikim të lehtë në Shqipëri".

Ambasada i bën thirrje qeverisë shqiptare të ndalë “gjuetinë e shtrigave” dhe t’i kthehet dialogut mes të dyja vendeve. Kujtojmë se në krye të komisionit për dizinformacionin është Erjon Braçe.

Reagimi i plote i ambasadës ruse 

Koment i Ambasadës së Rusisë në Shqipëri lidhur me akuzat ndaj Moskës për zhvillimin e një fushate dezinformimi në rajon

U njohëm me përmbajtjen e draft-strategjisë kundër ndërhyrjeve të huaja dhe dezinformimit 2025-2030, e cila është publikuar së fundmi në faqen zyrtare të Kuvendit të Shqipërisë. Në dokument Rusia paraqitet si një “rrezik kryesor” ndaj sigurisë së NATO-s. Moska akuzohet për zhvillimin e një fushate dezinformuese, duke shfrytëzuar gjoja mosmarrëveshjet politike, etnike dhe fetare në shtetet e rajonit, si edhe promovuar tezën e armiqësisë së Perëndimit. Lidhur me këtë, do të donim të vërenim sa më poshtë.
Ngjall keqardhje fakti se me sa këmbëngulje po përhapet në Shqipëri miti për njëfarë “rreziku rus”. Në vend që të bashkohen me forcat progresive në Evropë dhe me përpjekjet e administratës së D.Trump-it për vendosjen e një dialogu të drejtpërdrejtë dhe të hapur midis vendeve dhe popujve, të merren me ndërtimin e një arkitekture të sigurisë, më të qendrueshme dhe të parashikueshme në Euroazi, disa forca jo konstruktive dhe jo moderne vazhdojnë të imponojnë retorikën antiruse. 

Për të justifikuar veprimtarinë e tyre destruktive, përdoren burime mjaft të dyshimta. Kështu, ndër të tjera, autorët e draft-strategjisë u drejtohen rezultateve të hulumtimit të qendrës mediatike propagandistike disinfo.al, e cila vështirë se mund të pretendojë për pavarësi dhe objektivitet në punën e saj. Siç dihet, veprimtaria e kësaj agjencie financohet nga USAID i diskredituar, si edhe nga organizata joftimiprurëse të njëanshme, gjë që specifikohet drejtpërpdrejt në faqen e internetit të organizatës, e cila thjesht po zbaton “porosinë” rusofobe të sponsorëve të saj. Pabazueshmëria e akuzave të tilla është e qartë.   

Puna arriti deri aty, sa autorët e dokumentit quajtën “dezinformim” ndihmën e BRSS për Shqipërinë në vitet 1945-1961, kur midis dy vendeve pati një bashkëpunim aktiv në fushën politike, tregtare e ekonomike, kulturore e humanitare. Duam të kujtojmë se na ato vite në Shqipëri, me kërkesë të qeverisë shqiptare u dërguan specialistët më të mirë sovjetikë, të cilët në këtë periudhë kryen punime gjeologjike, përgatitën punëtorë në profesione masive, realizuan ndërtime dhe montime të ndërmarrjeve të mëdha industriale, disa prej të cilave funksionojnë edhe sot. Bashkatdhetarët tanë dhanë një kontribut të konsiderueshëm në zhvillimin e shkëncës dhe kulturës shqiptare. Për çfarë “dezinformimi” bie fjala? 

Tërheq vëmendjen edhe përfundimi, të cilin bëjnë në fund të fundit autorët e dokumentit të sipërpërmendur: ndikimi i të ashtuquajturës “propagandë ruse” në Shqipëri nuk është domethënës. Atëherë për çfarë qëllime, në këtë rast, po shfrytëzohet tema e një “kërcënimi rus”, kjo është një pyetje më vete dhe shumë interesante. 
Edhe një herë bëjmë thirrje për të hequr dorë nga “gjuetia e shtrigave” dhe për t’iu bashkuar pararojës së forcave të shëndosha që mbrojnë një dialog të barabartë dhe me respekt të ndërsjellë në emër të paqes universale, sigurisë dhe zhvillimit të qëndrueshëm.

H.K/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Beni: 22/03/2025 15:00

    Ne skemi pse kemi mardhenie te keqia qofte me Rusine apo Kinen bile dhe Iranin qe dalim e bejme zhurme kot,deri ne momentin qe ata fusin hundet ne punet tona ose kercenohemi.Nuk eshte mire te dalim me shpate ne si vend i vogel qe jemi.

    Përgjigju
  • redi: 22/03/2025 11:39

    Qeveria dhqiptare duhet te udhehiqet nga akesnca me e rendesushme me SHBA dhe te keshillohet nga ajo per cdo veprim qe ndihmon ne paqe dhe ne stabilitetin e domosdishem. Gjeopolitika ka ndryshuar rrenjedisht dhe Tramf po perfaqson njeriun qe nuk do konfliktet por oaqen. Dhe me rusine te kemi marredhenue paqesore se duam sduam ne eshte shuoerfuqi boterore dhe ne nje vend i vogel

    Përgjigju
  • ALI KELMENDI I RI.: 21/03/2025 22:42

    JA TASHMË EDHE RUSIN KISHIM MANGUT PËR TË NA MËSUAR SE SI ISHIN NDIHMAT E B.R.S.S SË EPOKËS TË TË MËDHENJVE TË PROLETARIATIT BOTËROR. JU SOT JENI MBETJE TË CARIZMIT QË KËRKONI TË SHTYPNI POP.E BOTËS QË NË MOME.NTIN QË KUJTONI ATË QË B.R.S.S. I DHA VËNDIT TONË DHE NJË HERË JU JENI SOT JO AI SHTETI I LENINIT POR ATA QË KËRKONI ZONA INFLUENCE PËR QËLLIME EKSPANSIONISTE.QË TË FLISNI PËR ATO TË B.R.S.S. NDËRONI FLAMURIN E VENDOSNI ATË TË REVOLUCIONIT TË TETORIT,REABILITONI FIGURAT E MADHËRISHME E KOM.E TYRE TË LUFTËS SË 2 BOTËRORE,LARGOHUNI NGA SHTETI ÇEÇEN, ETJ. DHE MË PASTAJ LARGOHUNI NGA TERITORET E UKRAHINËS. JU SOT JENI TURPI I B.R.S.S. SË LENINIT E MËPAS DERI NË VITIN 1953.KA DHE MË.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 21 Mars, 10:09

    Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?



×

Lajmi i fundit

Eduard Zaloshnja: Trasparenca e KQZ-së për votimin e emigrantëve duhet të vazhdojë deri me 11 maj

Eduard Zaloshnja: Trasparenca e KQZ-së për votimin e emigrantëve duhet të vazhdojë deri me 11 maj