Ambasada e SHBA fton shqiptarët
me kartolina të pasojnë akte mirësie
Ambasada amerikane, në kuadrin e nismës së saj "Vepro tani" (Act now) ka njoftuar se ka shpërndarë në Tiranë 50 kartolina. Në to shkruhet: "Pasoje të mirën!" dhe synimi është, siç vetë ambasada e shpjegon që "të fillojë një reaksion zinxhir!
TIRANE - Ambasada amerikane, në kuadrin e nismës së saj "Vepro tani" (Act now) ka njoftuar në profilin e saj në Fb se ka shpërndarë në Tiranë 50 kartolina. Në to shkruhet: "Pasoje të mirën!" dhe synimi është, siç vetë ambasada e shpjegon që "të fillojë një reaksion zinxhir!
Nëse merr një kartolinë të tillë nga dikush që po bën diçka të mirë për ty, "posto" një foto dhe trego shkurtimisht tek komentet rreth kësaj të mire, dhe "pasoje të mirën" tek dikush tjetër, duke qenë këtë herë ti ai që kryen një akt mirësie,"- thuhet në njoftim.
Me një shqipe të qartë, ambasada sugjeron gjeste fare të thjeshta të mirësisë, që mund të përcillen lehtë. Në njërën kartolinë këshillohet “Lejo dikë të kalojë para teje në radhë”, “Thuaj mirëmëngjes”, “Le një shënim të gëzueshëm dhe lëre diku ta gjejë nmjë I panjohur”. Po ashtu propozohet: Dhuro një lule, dreko me dikë për herë të parë, dëgjo me zemër, vizito një shok të sëmurë etj.
Duke përshkruar njerën prej kartolinave, ambasada amerikane sqaron: "Këtu do të gjeni 3 veprime mirësie, të tilla që kushdo mund t’i kryejë! Ato nuk kushtojnë gjë, prandaj mjafton që të keni dëshirën!"
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri e ka ndërmarrë këtë fushatë të fundit "mirësie" të ndërlidhur me disa të tjera. Një prej tyre është edhe ajo e pastrimit të plazheve, si psh. e kepit të Rodonit, ku fton qytetarët të bëhen roje të tij.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
33%
-
Të gabuar
62.5%
-
Nuk e di
4.6%
Vota total: 6297
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dënimi i Salianjit, çmenduritë e Flamur Nokës: Të bllokojmë aeroportin dhe portet! Mblidhet Kryesia, Berisha: Rama i shpalli luftë PD! Report Tv zbardh diskutimet
26 Shtator, 22:53
-
Kremlini: Doktrina e re bërthamore është paralajmërim për Perëndimin
26 Shtator, 22:52
-
Osmani në SHBA, takohet me ndihmëssekretarin amerikan O’Brien! Diskutojnë për sigurinë në rajon
26 Shtator, 22:35
-
‘Frontline’ në Report TV/ Hoxha: Rama gaboi me Xhafën kur e bëri ministër! Muça: Salianji u përdor dy herë! Dhuli: Qirko e Vettingut, motra e Ballukut
26 Shtator, 22:25
-
Vera 2024, më e nxehta e regjistruar ndonjëherë në Europën Juglindore
26 Shtator, 22:20
-
Italia dhe Shqipëria nënshkruajnë marrëveshjen për bashkëpunim në fushën e sigurisë kibernetike
26 Shtator, 22:06
-
Debate në FRONTLINE/ Muça përplaset me Burimin: Ju ka marrë ferra uratën, mos po kërcënon? Nuk jam i rrjedhur! Nurja: dënim i rëndë Hoxha: Do vinte një ditë
26 Shtator, 21:57
-
'Spitali i vdekjes', Onkologjiku pa ilaçe dhe me aparatura të prishura!
26 Shtator, 21:55
-
Shqipëria dhe Suedia forcojnë bashkëpunimin për reformat në sistemin penitenciar
26 Shtator, 21:50
-
Debati për dënimin e Salianjit në FRONTLINE/ Dhuli: Deputetët e PD jam i bindur se do hyjnë në grevë urie!
26 Shtator, 21:29
-
Dënimi i Salianjit me 1 vit burg për kallëzim të rremë, çmenduritë e Flamur Nokës: Të bllokojmë edhe aeroportin
26 Shtator, 21:28
-
Osmani: Kosova të ketë më shumë bashkërendim dhe bashkëpunim me SHBA
26 Shtator, 21:26