Ambasada e SHBA: Ja çfarë biseduan
dy kongresmenët me Bashën e Metën

Ambasada e SHBA: Ja çfarë biseduan<br />dy kongresmenët me Bashën e Metën
Ambasada Amerikane në Tiranë në një postim në Facebook ka dhënë detaje lidhur me takimet e dy kongresmenëve Devin Nunes dhe Rick Crawford, që zhvilluan një vizitë në Tiranë.

Sipas ambasadës amerikane, kongresmenët gjatë takimeve me Metën, Bashën dhe zyrtarë të tjerë të lartë të shtetit shqiptar e vendosën theksin në luftën kundër terrorizmit dhe zbatimi i reformave në Shqipëri.

Anëtarët e Dhomës së Përfaqësuesve Devin Nunes dhe Rick Crawford vizituan Shqipërinë, ku u takuan me një sërë udhëheqësish për të diskutuar çështje të ndryshme, përfshirë aleancën e NATO-s, sigurinë rajonale, bashkëpunimin për mbrojtjen dhe luftën ndaj terrorizmit, si dhe marrëdhëniet dypalëshe.
 
Gjatë vizitës së tyre, Anëtarët e Dhomës së Përfaqësuesve Nunes dhe Crawford u takuan me Presidentin Meta, Kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha, dhe zyrtarë të tjerë. Ata vunë theksin në rëndësinë e kontributit të Shqipërisë në luftën ndaj terrorizmit, rolin e vendit në stabilitetin rajonal dhe nevojshmërinë për zbatimin e reformave kyçe
” thuhet në postimin e ambasadës së SHBA. 


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë