TIRANE - Ambasada amerikane njofton se nga 21 dhjetori, seksioni Konsullor i Ambasadës së SHBA në Tiranë, do të implementojë një procedurë të re aplikimi për vizat jo-emigruese për të udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara. Ambasada njofton se ndryshimet në procesin e aplikimit do të jenë thelbësore dhe parashikojnë se nuk do të jenë në gjendje të ofrojnë takime për viza, për një periudhë të shkurtër pas 21 dhjetorit.
“Individët që dëshirojnë të udhëtojnë në Shtetet e Bashkuara në muajt Dhjetor 2012 dhe Janar 2013, janë të lutur të aplikojnë për vizë sa më shpejt që të jetë e mundur, në mënyrë që të shmangin vonesat që mund të krijohen nga ndërprerja e shërbimeve.” - informon ambasada amerikane nëpërmjet një njoftimi për shtyp. Ajo sqaron, se detajet rreth procedurës së re do të jenë në dispozicion në fillim të muajit të ardhshëm.
“Nuk janë planifikuar ndryshime të tarifës së vizës dhe aplikantët përsëri duhet të paraqiten personalish për një intervistë. Ndryshimet lidhen vetëm me procesin e aplikimit, kërkesat standarde për kualifikimin për vizë jo-emigruese do të mbeten të njëjta.”
Ambasada mbyll njoftimin duke thënë se, "personat që planifikojnë të udhëtojnë për në SHBA në Dhjetor 2012 ose Janar 2013, janë të lutur të aplikojnë për një takim për vizë jo-emigruese sa më shpejt të jetë e mundur".
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com