TIRANË - Ambasada e SHBA-së në Tiranë, ka reaguar në lidhje me dy ligje që janë dërguar në Kuvend për miratim. Në një letër, drejtuar Komisionit të Ligjeve, ambasada e SHBA, thotë se nuk është diskutuar bashkarisht. Sot në Kuvend, do të diskutohej projektligji për parandalimin e krimit të organizuar dhe atë të procedurën penale
 
SHBA: KOMENTET TONA DHE REKOMANDIMET BAZUAR NË LEGJISLACIONIN SHQIPTAR
Në letrën e SHBA, thuhet se, “OPDAT-i e vlerëson shumë mundësinë për dialog të vazhdueshëm me ju, veçanërisht në perpjekjet e Shqipërisë në fushën e reformave në sistemin e drejtësisë. Në kuadër të bashkëpunimit të vazhdueshem e te fuqishëm që misioni OPDAT i Departamentit të Drejtësisë se ka patur përgjatë shumë vitesh me Komisionin per çështjet Ligjore, Administratën Pubilike dhe të Drejtat e Njeriut të Kuvendit të Shqiperise, ne i mbështesim perpjekjet tuaja, ofrojmë komentet e sugjerimet tona për projekt-ligjet e titulluara, “Për disa shtesa e ndryshime në Ligjin nr. 5 datë 21.3.1995, 'Kodi i Procedurës Penale i Republikës së Shqipërisë', i ndryshuar" dhe “Për disa shtesa e ndryshime në Ligjin Nr. L 0192, datë 3.12.2009, “Për parandalimin dhe goditjen krimit të organizëir dhe tratikimit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë".
“Si edhe komentet e propozimet tona për projekt-ligje të tjera. Këto janë bazuar në shqyrtimin që i kemi bërë legjislacionit shqiptar dhe në diskutimet e përbashkëta me ekspertë të ndryshëm, shqiptarë e ndërkombëtarë, si dhe me gjyqtarë, prokurorë e praktikues të ligjit, me të cilët kemi shkëmbime të rëndësishme profesionale”, thuhet në letrën e OPDAT.
Ambasada e SHBA-së, thotë se, nxit Kuvendin që të marrë kohën e nevojshme për të vlerësuar, komentet dhe propozimet e të gjithe institucioneve që punojnë në fushën e të drejtës penale.
 
KUJDES NË NDRYSHIMET E KODIT TË PROCEDURËS PENALE
“Në veçanti ndryshimet në Kodin e Procedures Penale jane delikate nga pikepamja teknike e politike dhe duhet të bëhen me kujdesin më të madh, në mënyrë që të jenë lehtësisht të zbatueshme e t'i qëndrojnë kohës. Në këtë kontekst, ne dëshirojmë t'ju kujtojmë se, qysh nga muaji tetor 2011, Ministria e Drejtësisë ka ftuar dhe angazhuar një numër të madh agjencish vendase e ndërkombëtare në një proces për rishikimin e plotë të Kodit të Procedurës Penale” - thuhet në letrë e Ambasadës së SHBA.
 
NDRYSHIMET TË BËHEN TË GJITHA MENJËHERË
“Ky proces vazhdon ende dhe ne shpresojmë se një pakete ndryshimesh gjithëpërfshirëse e të harmonizuara do të propozohet së shpejti. Si një nga agjencitë që i ka dedikuar këtij procesi kohë dhe Burime, ne do të kishim preferuar që këto ndryshime të ishin diskutuar në grupi punës dhe dhe jo në menyre të ndarë, por si pjesë e reformës së përgjithshme në KPP. Ne nuk besojmë se ndryshimet pjesë- pjesë të KPP-së ndihmojnë në efektivitetin e sistemit të drejtesisë penale”, theksohet më tej në letrën që ambasada e SHBA, ja ka dërguar Kuvendit në lidhje me dy ligjet.
 
KRIMET E RËNDA TË KENË PAVARËSINË E DUHUR
“Prokurorët dhe gjyqtarët e  Krimeve të Rënda duhet të kenë pavarësinë, mbështetjen dhe logjistikën që nevojiten për të bërë çeshtje të suksesshme kundër grupeve të krimit të organizuar. Ata do të kenë gjithmonë më pak çështje se prokurorët e tjerë, por rëndësia dhe shtrirja e ketyre çështjeve do ta justifikojnë më së miri ekzistencën e tyre. Në të njëjtën menyre, prokurorët e NjPH-ve duhet të kenë pavaresinë, financimin dhe  mbështetjen logjistike për të luftuar korrupsionin në të gjithë territorin e vendit”, theksohet në letrën e SHBA-së, për Kuvendin e Shqipërisë.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)