Ekipet e vëzhgimit të Ambasadës së SHBA në Tiranë janë ende kudo në mbarë vendin duke monitoruar procesin e numërimit të votave. Kështu ka deklaruar ambasada e SHBA në Tiranë përmes një postimi në rrjete sociale, ku bën thirrje që askush të mos supozojë rezultate apo të shpallë fitore derisa të gjitha votat të jenë numëruar dhe konfirmuar.
“Ekipet e Vëzhgimit të Ambasadës sonë janë ende kudo në mbarë vendin duke monitoruar procesin e numërimit. Ne përkrahim numëruesit ndërsa ata bëjnë punën e tyre dhe do të jemi në terren deri në fund. Askush nuk duhet të supozojë rezultate apo të shpallë fitore derisa të gjitha votat të jenë numëruar dhe konfirmuar. Deri atëherë, le të presim me durim dhe qetësi rezultatet”, shkruan ambasada.
Edhe vetë Kim ndodhet në terren ku po ndjek procesin nga afër. Përmes një shënimi në Twitter, ambasadorja thotë se është e kënaqur që pa një bashkëpunim të mirë midis sporteleve dhe stafit, në mënyrë që edhe procesi i numërimit të vijonte me ritme më të shpejta. Po ashtu ambasadorja paralajmëroi se stafi i Ambasadës do të vijojë procesin e vëzhgimit të qendrave të numëruesve edhe gjatë natës.
“Sapo përfundova vizitën time të dytë sot në qendrën e numërimit në Tiranë # 39. E kënaqur të shoh një bashkëpunim të mirë midis të gjithë sporteleve dhe stafit, për ritëm më të shpejtë të procesit të numërimit. Stafi i Ambasadës Amerikane po viziton qendrat gjatë natës për të brohoritur për ata që punojnë shumë në mënyrë që votuesit të shohin votat e tyre të llogaritura ASAP”- shkruan Kim.
Lajmi kryesor:
Kim: Disa parti kanë shpallur fitoren, të presim se ç'thotë populli! Monitoron procesin e numërimit në Elbasan e Tiranë: Policia të garantojë sigurinë e numërimit
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
50.7%
-
Jo
44.1%
-
Nuk e di
5.3%
Vota total: 2260
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zgjedhjet/ Rama prezanton Braçen në njësinë 5, porosi për votën e diasporës: Duhet të përmbushim objektivat! Mbledh edhe delegatët e Tiranës
27 Janar, 16:31
-
‘SPAK është kthyer në parti aleate të Ramës’, Tedi Blushi: Po burgos dhe shantazhon drejtuesit e opozitës
27 Janar, 15:27
-
Vengu në Bazën Ajrore të Farkës: Hangar i ri për helikopterët Black Hawk
27 Janar, 15:09
-
Dy fëmijët e këngëtares Ana Oxa marrin nënshtetësi shqiptare, Qazim Belleno: I befasuar me ndryshimin e Tiranës
27 Janar, 12:56
-
Vrasja e postierit në Kamzë, arrest me burg Eduard Lamit! Arma dhe gëzhojat dërgohen në laborator shkencor
27 Janar, 10:29
-
Rindërtohet gjimnazi ‘Sulejman Elezi’ (VIDEO)
27 Janar, 08:32
-
Lamtumira për kryepeshkopin Anastas! Athina e përcjell drejt Tiranës me marsh funebër! Në ceremoninë e varrimit në Tiranë pritet të jetë dhe Mitsotakis
27 Janar, 08:25
-
Yzberisht/ Djali qëllon me thikë të dashurin e mamasë, pas sherrit në banesë, arrestohet (EMRAT)
26 Janar, 17:26
-
Mbajti të mbyllur 21-vjeçaren në një apartament në Astir, 36-vjeçarin e tradhtuan gjurmët e gishtërinjve kur u ndalua nga Rrugorja
26 Janar, 16:08
-
Tiranë/ Mbajtën të mbyllur 21 vjeçaren në një apartament në 'Astir', arrestohet njëri prej djemve! 36 vjeçari me precendentë, u dënua dhe për vrasjen e Denis Kasajt (EMRI)
26 Janar, 13:13
-
GJKKO e dënoi me 1 vit burg për korrupsion në zgjedhje, Kryebashkiaku i Rrogozhinës, Memolla: Nuk iki nga posti pa vendim të formës së prerë
26 Janar, 12:27
-
Ish-presidenti Moisiu mesazh partive në prag të zgjedhjeve të 11 majit: Mendoni për Shqipërinë më shumë se për karriget
26 Janar, 12:18