"Shumë patriotë shqiptarë kanë aplikuar tashmë për të shërbyer në Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe në Keshillin e Lartë të Prokurorisë por nevojiten edhe më shumë ekspertë. Ne nxisim profesorë të kualifikuar që të aplikojnë për të qenë pjesë  e këtyre institucioneve të rëndësishme “ ishte ky mesazhi që Ambasada e SHBA  në Tiranë dërgon në një mesazh në rrjetin social Facebook duke i ftuar  njerëzit e drejtësisë të behen pjese e procesit të Vettingut, proces i cili pritet të nis në shtator.

Në Këshillin e Lartë të Gjyqësorit dhe Prokurorisë, dy institucione të reja të reformës në drejtësi, ka ende vende të pa plotësuara për shkak se avokatia dhe shoqëria civile nuk kanë paraqitur emrat e profesionisteve me aplikantë. 

shba
      Statusi i Ambasadës

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com