Ambasada e SHBA në Tiranë thirrje Rusisë: Lironi menjëherë Alexey Navalny dhe të gjithë ata që mbahen padrejtësisht në burg

Ambasada e SHBA në Tiranë thirrje Rusisë: Lironi menjëherë Alexey Navalny dhe të gjithë ata që mbahen padrejtësisht në burg

Ambasada e SHBA-së në Tiranë

TIRANË- Ambasada e SHBA në Tiranë, i është bashkuar thirrjes së Misionit të Shteteve të Bashkuara në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, për të liruar nga burgu udhëheqësin e opozitës ruse Alexey Navalny. Ambasada ka shpërndarë thirrjen e misionit të SHBA duke thënë se i bën thirrje qeverisë ruse të lirojë menjëherë Alexey Navalny, si dhe të gjithë ata që mbahen padrejtësisht.

"Një vit më parë, udhëheqësi i opozitës ruse Alexey Navalny u helmua në vendlindjen e tij me një agjent nervor kimik. Pas shërimit të tij në Gjermani, ai u tregua i guximshëm dhe u kthye në Rusi. Atje u arrestua menjëherë dhe tashmë ka kaluar më shumë se 200 ditë pas hekurave. Ne i bëjmë thirrje qeverisë ruse të lirojë menjëherë Alexey Navalny, si dhe të gjithë ata që mbahen padrejtësisht. Populli rus ka të drejtë të shprehë pikëpamjet e tij në mënyrë paqësore pa pasur frikë nga çdo lloj ndëshkimi"", shkruan Ambasada. 

Navalny u arrestua më 17 janar pas kthimit të tij në Rusi nga Gjermania, ku ai mori trajtim pas sulmin me agjent helmues në Siberi. Ai ka insistuar që helmimi i tij me një agjent nervor kimik - Noviçok - ishte urdhëruar direkt nga presidenti rus, Vladimir Putin. Kremlini ka mohuar çdo rol në helmim. Në shkurt, një gjykatë në Moskë vendosi që ndërsa ishte në Gjermani, Navalny kishte shkelur kushtet e një lirimi me kusht nga një lëndë e vjetër gjyqësore.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ben: 23/08/2021 10:02

    Pse kjo thirrje nga Ambasada e Shteteve te Bashkuara per Rusine nga Tirana,per çeshtje qe i perkasin departamentit te shtetit?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja