Ambasada e SHBA përkujton rihapjen në vitin 1991, pas mbi 50 vitesh mungesë të marrëdhënieve diplomatike

Ambasada e SHBA përkujton rihapjen në vitin 1991, pas mbi 50 vitesh mungesë të marrëdhënieve diplomatike

William Edwin Ryerson

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë përkujtoi sot rihapjen e saj në Shqipëri në vitin 1991, pas 50 vitesh ndërprerje të marrëdhënieve diplomatike.

“Në vitin 1991, Ambasada e SHBA-së në Shqipëri u rihap pas më shumë se 50 vitesh mungesë të marrëdhënieve diplomatike, të cilat ishin ndërprerë gjatë Luftës së Dytë Botërore për shkak të izolimit të Shqipërisë nga regjimi komunist”, shkroi ambasada amerikane në Facebook.

Më tej në shkrim theksohet se rihapja u bë zyrtarisht më 1 tetor, duke shënuar një moment të rëndësishëm në historinë e Shqipërisë.

“Këto marrëdhënie u rivendosën zyrtarisht më 15 mars 1991, në një ceremoni të mbajtur në Departamentin e Shtetit të SHBA, duke shënuar një moment të rëndësishëm në tranzicionin e Shqipërisë drejt demokracisë.

Rihapja e Ambasadës së SHBA-së në Tiranë u bë më 1 tetor 1991, me Christopher Hill që shërbente si i ngarkuar me Punë dhe më vonë atë vit, William Edwin Ryerson u bë ambasadori i parë i SHBA-së në Shqipëri”, thuhet në postim.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Zambaku: 01/10/2024 20:33

    Pastaj fiks pas rihapjes (ripjerdhjes) kemi ec fantastike , lindi 91 i Berishes , erdhi 97’ erdhi 99 dhe sot 2024 plot 30% popullsise larguar ! Mik i madh elefanti (USA) 340 milion banore me Zogun e Shqiponjes 2 milion banore ! Mik quhet kur je njejta peshe , Malta Slovenia Danimarka Belgjika shtete vogla poshte 8mil banore jo shtete 300 milion banore gjys kontinent’ 50 vite akoma me viza! Ku ka miq 24 ore larg me avjon , miku rri afer , US ka miq vetem fqinjin e saj qe i bleu token e akullt alasken , dhe sa per dijeni Shqipëria mik real ka vende vogla poshte 8-9 milion banore , shteti madh , miku madh te mer ne qafe thoshte dikur nje senator belg

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja