Ambasada e SHBA-së:Kujdes
me aksionin e Vetëvendosjes

Ambasada e SHBA-së:Kujdes<br />me aksionin e Vetëvendosjes
PRISHTINE- Ambasada amerikane në Prishtinë ka kërkuar nga qytetarët amerikanë që më 14 janar t’u shmangen dy pikave kufitare me Serbinë, të cilat Lëvizja Vetëvendosje ka parashikuar që t’i bllokojë.

Në një mesazh urgjent, Ambasada e SHBA-së ka kujtuar qytetarët e saj se protesta me synim paqësor, mund të shndërrohet në të dhunshme dhe të paparashikueshme.

"Grupi politik Vetëvendosje ka bërë të ditur se do t’i bllokojë dy pika kufitare me Serbinë: Merdare e njohur si Porta 3 në afërsi të Podujevës, dhe Dheu i Bardhë e njohur si Porta 5, në afërsi të Kamenicës. Bllokadat pritet të nisin të shtunën, më 14 janar 2012 dhe mund të jenë të vazhdueshme. Ambasada e SHBA-së në Prishtinë këshillon qytetarët amerikanë që të shmangin udhëtimin nëpër këto pika kufitare”, thuhet në këtë mesazh.

Më tej ambasada amerikane ka thënë se do të ofrojë informacione të vazhdueshme për situatën në ndryshim.

“Ne do të ofrojmë informacione të vazhdueshme për situatën në ndryshim. Ne kujtojmë qytetarët e SHBA-së se edhe demonstratat me synim paqësore mund të shndërrohen në të dhunshme dhe të paparashikueshme. Është mirë që t’i shmangni krejtësisht nëse mundeni. Bëhuni të vëmendshëm për vend-ndodhjen tuaj dhe kushtoni vëmendje mbulimit të mediave lokale për këto ngjarje", thuhet në mesazhin e Ambasadës Amerikane drejtuar qytetarëve të saj.

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Dedikim për vajzën që do të vijë në jetë, Bardhi: Emrin do ta zbuloj te kënga

Dedikim për vajzën që do të vijë në jetë, Bardhi: Emrin do ta zbuloj te kënga