BEOGRAD- "Parlamenti i Kosovës e shpalli pavarësinë në mënyrë legale, në përputhje me procesin demokratik legjitim nën administrimin e OKB-së, pasi ishin shterur të gjitha mundësitë e tjera", ka thënë ambasada e SHBA-së në Beograd, me rastin e deklaratës së presidentit Barack Obama për referendumin e supozuar në Kosovë. sipas ambasadës së SHBA në Beograd, me rastin e deklaratës së Barack Obamas për referendumin e supozuar në Kosovë.
Në pyetjen e Tanjugut për ta qartësuar deklaratën e fundit të presidentit amerikan Barack Obama se "Kosova u nda nga Serbia vetëm pas referendumit të organizuar në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe në bashkëpunim me Kombet e Bashkuara dhe fqinjët e saj", ambasada amerikane u përgjigj se presidenti foli rreth situatës unike lidhur me Kosovën.
"Në atë situatë pavarësia është arritur pas shumë viteve të angazhimeve dhe bisedimeve rraskapitëse, të cilat i udhëhoqi bashkësia ndërkombëtare”, thuhet në kumtesën e Ambasadës amerikane në Beograd.
“Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së vendosi një regjim të veçantë ligjor për Kosovën nën administratën e OKB-së dhe mundësoi një proces politik për përcaktimin e statusit të ardhshëm të Kosovës, i cili përfshinte edhe mundësinë e pavarësisë”, thuhet tutje në reagimin e Ambasadës amerikane.
“Për dallim nga Krimeja, në Kosovë ka ekzistuar një proces legjitim e demokratik, nën administrimin e OKB-së, i cili përfshinte edhe votimin e lirë dhe të drejtë në konstituimin e Parlamentit të Kosovës, i cili legalisht e shpalli pavarësinë, pasi të gjitha opsionet e tjera u shteruan”, ka shpjeguar tutje Ambasada amerikane.
Marrë nga "RTK"
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com