Ambasada e SHBA-së në Tiranë:
Sot kujtojmë ditëlindjen e Alice Paul

Ambasada e SHBA-së në Tiranë kujton ditëlindjen e Alice Paul, një nga gratë më të sukseshme të shekullit 20-te, themeluesja e disa nga arritjet më të jashtëzakonshme politike në emër të grave e që sot ka ditëlindjen pikërisht më 11 janar, lindur në 1885 në New Jersey.

Ambasada e SHBA-së në Tiranë, nëpërmjet statusit të saj Facebook sjjellë një imazh të Alice Paul dhe shprehet  se “Sot, ne festojmë ditëlindjen e Alice Paul. Ajo ishte themeluesja e disa nga arritjeve më të jashtëzakonshme politike në emër të grave gjatë shekullit të 20-të”.

“E lindur më 11 janar 1885 në Mt. Laurel, New Jersey, ajo ia përkushtoi jetën e saj përpjekjeve për të drejtat e të gjitha grave. Jeta e saj përfaqëson luftën e gjatë për drejtësi në Shtetet e Bashkuara dhe kudo në botë”, thekson ambasada e SHBA-së.

Po ashtu, ambasada amerikane në Tiranë sjell në vëmendje të opinionit shqiptar një nga figurat e ndritura të shekullin 20-te në mbrojtje të grave, kur shprehet: “Po ju, a njihni ndonjë grua shqiptare që ka pasur të njëjtin ndikim në histori dhe shoqëri?

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Mbappe debuton me gol! Reali fiton Superkupën e Europës ndaj Atalantës, 'Galaktikët' trimfuan 2-0