TIRANË, 27 Qershor/ATSH/-Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë përgëzon Shqipërinë për marrjen e statusit kandidat të BE-së.
Pas vendimit më 24 qershor, nga ministrat e Jashtëm të BE-së të cilët ranë dakord në Luksemburg për t'i dhënë unanimisht statusin e vendit kandidat Shqipërisë, sot Liderët e Bashkimit Europian miratuan këtë vendim gjatë samitit të Bashkimit Europian në Bruksel.
Në një postim në rrjetin social "Facebook", Ambasada Amerikane thekson se do të vazhdojë bashkëpunimin me popullin shqiptar ndërsa ecën përpara.
"Ne përgëzojmë Shqipërinë për marrjen e statusit kandidat të Bashkimit Europian dhe do të vazhdojmë të punojmë me popullin shqiptar ndërsa ecën përpara", deklaron Ambasada Amerikane në "Facebook".
Pas vendimit për statusin, hapi tjetër në rrugën e integrimit për Shqipërinë është hapja e negociatave për anëtarësim. /a.gegvataj/
/Shqiptarja.com