TIRANE- Ambasada amerikane i këshillon qytetarët e saj të shmangin mitingjet elektorale pasi situata mund të tejkalojnë dhe në dhunë.
- “Qytetarëve amerikanë, që udhëtojnë ose jetojnë në Shqipëri u kujtojmë se fushata për zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit ka nisur. Tubimet publike do të shtohen gjatë kësaj periudhe si pjesë normale e një procesi demokratik. Qytetarët amerikanë duhet të qëndrojnë vigjilentë dhe të interesohen se çfarë ndodh rreth tyre, të sigurohen mbi sigurinë e tyre, të evitojnë mbledhjet publike, të cilat lidhen me zgjedhjet dhe të evitojnë demonstratat që bëhen në Tiranë ose në qytete të tjera të vendit”, thuhet në njoftimin e Ambasadës Amerikane. 

Përsa i takon masave që duhet të marrin qytetarët amerikanë, këshillat e Ambasadës Amerikane pothuajse janë standarde. “Ju duhet ta shmangni tubimin nëse është e mundshme. Demonstratat në një qytet kanë potencial për të çuar në shtesë të personave në tubim ose përhapjen e demonstratave të tjera në të gjithë vendin. Jini vigjilent në vendbanimin tuaj dhe u kushtoni vëmendje raporteve të medias lokale në lidhje me të gjitha tubimet publike ose demonstrata të mundshme. 

“Qytetarët e SHBA-së nxiten të ushtrojnë kujdes të fortë nëse ndodhen në afërsi të tubimit”, këshillon Ambasada Amerikane. Monitoroni rregullisht faqen e internetit të Departamentit të Shtetit, ku ju mund të gjeni paralajmërimet aktuale të udhëtimit, lexoni Country Specific Information for Albania. Dhe për informata shtesë, referojuni "një udhëtim të sigurt jashtë vendit."

Kontaktoni Ambasadën Amerikane për up-to-date informacion mbi kufizimeve të udhëtimit. Ju gjithashtu mund të telefononi në numrin 1-888-407-4747 në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada, ose 1-202-501-4444 nga vendet e tjera. Këto numra janë në dispozicion 8:00 am -8:00 pm, e hëna deri të premten (me përjashtim të festave federale amerikane).

(l.ç/v.gj/shqiptarja.com)