Sipas mediave ndërkombëtare, njoftimi është përcjellë në një bisedë telefonike mes dy liderëve, gjatë të cilës Mazen paralajmëroi Trump për rreziqet që i kanosen nga një lëvizje e tillë procesit të paqes, sigurisë dhe stabilitetit në rajon dhe botë. “Mbi këtë çështje presidenti Trump ka qenë i qartë që në fillim.
Nuk bëhet fjalë për “nëse”, por për “kur””, deklaroi më herët zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Hogan Gidley, i cili shtoi se “një vendim” do të publikohet në ditët e ardhshme.
Kjo lëvizje e Uashingtonit zyrtar mund të përbëjë njohjen e Jeruzalemit si kryeqytet i shtetit hebre. Por sidoqoftë, vendimi mund të shtyhet, raporton CNN, që citon burime pranë administratës amerikane.
Kjo mund të vijë si pasojë e presioneve që kanë lindur brenda Shtëpisë së Bardhë, por edhe nga aleatët e huaj, nga kancelaritë europiane e deri tek ato të vendeve arabe.
Kjo ka bërë që të shqyrtohet se si të balancohet zhvendosja e ambasadës, për të marrë parasysh edhe qëndrimet e palestinezëve.
G.F. / Shqiptarja.com









