Ambasada e SHBA: Të
shmanget tubimi i PS

Ambasada e SHBA: Të<br />shmanget tubimi i PS
TIRANE-Ambasada e SHBA ka paralajmëruar të gjithë qytetarët e vet që të shmangin rrugët kryesore në kryeqytet ditën e sotme, sidomos bulevardin "Dëshmorët e Kombit" apo sheshin afër selisë së Partisë Socialiste. Ky është një ndër njoftimet e zakonshme që qeveria e SHBA bën për qytetarët e vet, nëse në një vend ka protesta apo demonstrata.

"Partia Socialiste e Shqipërisë ka aplikuar për një leje te policia e shtetit për të mbajtur një tubim publik në qytetin e Tiranës në 21 janar 2012. Mitingu parashikohet të nisë në 10.30 dhe të zgjasë deri në orën 14.00. Informacioni aktual tregon se tubimi do të nisë në zyrat qendrore të Partisë Socialiste në rrugën "Çamëria" më pas në anën lindore të sheshit Skënderbej dhe më pas të vazhdohet në bulevardin "Dëshmorët e Kombit", duke përfshirë edhe zyrën e kryeministrit dhe ndoshta edhe vende të tjera që janë aty rrotull" thuhet në njoftimin e lëshuar dje në faqen zyrtare të ambasadës amerikane në Tiranë.

Ambasada amerikane nuk harron t'ju kujtojë qytetarëve amerikanë se demostrata e vitit të kaluar e organizuar nga Partia Socialiste përfundoi në një aktivitet të dhunshëm, ku pati katër të vrarë dhe shumë të lënduar jo vetëm nga demonstruesit por edhe nga forcat e policisë. Edhe pse sipas tyre më vonë janë bërë demostrata të qeta pa asnjë akses, ambasada paralajmeron qytetarët e vet që ditën e nesërme të të mos dalin në zonat ku do të zhvillohet tubimi. Sipas stafit të ambasadës amerikane, e njëjta këshillë është dhënë edhe për personelin e vetë ambasadës.

"Demostratat mund të prekin të gjitha arteriert që të çojnë drejt hyrjes së qytetit. Veç kësaj rrjetet telefonike celulare mund të mos jenë të kapshme gjatë periudhës së trafikut të madh. Edhe pse janë zhvilluar demonstrata të mëdha e paqësore në Tiranë gjatë të kaluarës, një demostratë e 21 janarit 2011 ishte e dhunshme dhe përfundoi me vdekjen e katër personave dhe plagosjen e shumë të tjerëve, duke përfshirë edhe zyrtarë të policisë së shtetit. Mitingjet e mëpasme në Tiranë kanë qenë paqësore dhe kanë pasur gati 10 mijë vetë, sipas shifrave të përafërta. U kujtojmë qytetarëve të SHBA që edhe pse demonstratat nisen paqësore, ato mund të kthehen në të dhunshme dhe të paparashikueshme. Ju duhet ti shmangni ato me të gjitha mënyrat. Personeli i ambasadës së SHBA është udhëzuar të shmangë cdo zonë ku zhvillohen demonstrata dhe të limitojnë të gjitha udhëtimet e panevojshme gjatë protestave" thuhet në njoftimin e ambasadës së SHBA.

Por jo vetëm kaq. Zyra udhëzon qytetarët amerikanë që të mos lëvizin edhe nga një qytet në tjetrin. Kjo sepse, sipas tyre, ka shumë raste kur mitingjet e filluara në një qytet, krijojnë efektin domino edhe për qytetet e tjera. Ndaj i kërkohet shtetasve amerikanë të mos lëvizin dhe të ndjekin në çdo moment median.
"Demostratat në një qytet kanë mundësinë të drejtojnë edhe mitingje apo demonstrata publike në vende të tjera përgjatë vendit. Qëndroni të kujdeshshëm dhe të shqetësuar për cka ju rrethon dhe u kushtoni rëndësi raportimeve të mediave lokale për të gjitha mitingjet apo demostratat publike. Qytetarët amerikanë duhet të jenë shumë të kujdesshëm nëse gjenden afër demostratave të tilla. Qytetarët e SHBA që udhëtojnë duhet të monitorojnë rregullisht ëebsite të ambasadës së SHBA dhe ëebsite të zyrës së marrëdhënieve konsullore të Departamentit të Shtetit" thuhet në njoftimin zyrtar të ambasadës, lëshuar ditën e djeshme në datën 20 janar.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

‘Lonely Planet Italia’: Vizitoni Rivierën Shqiptare, një nga destinacionet magjike të Evropës

‘Lonely Planet Italia’: Vizitoni Rivierën Shqiptare, një nga destinacionet magjike të Evropës