Ambasada e SHBA: Takimet
do të zhvillohen javën tjetë

Ambasada e SHBA: Takimet<br />do të zhvillohen javën tjetë
Ambasada e Shteteve të bashkuara të Amerikës në Tiranë, ka reaguar për shtyrjen e mbledhjeve me grupet parlamentar të PD, PS e LSI. 

Përmes një deklarate për mediat, Ambasada amerikane thekson se po punohet që takimet e Lu e Vlahutin të zhvillohen javën e ardhshme.

Zëdhënësi i ambasadës së SHBA, Rayan Roberts, tha se ambasadorët do të takojnë të tre grupet parlamentare. 

"Ne po punojmë që mbledhjet të zhvillohen javën e ardhshme. Ambasadorët Lu e Vlahutin kanë rënë dakord që të takohen me secilin prej grupeve parlamentare në radhë sipas numrit të deputetëve. Lu e Vlahutin do të takojnë grupet parlamentare të Partisë Socialiste, Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim", thuhet në njoftimin e ambasadës së SHBA.  

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja