Ambasada e SHBA, të rinjve: Si do
kontribuoni për të ardhmen e vendit?

Ambasada e SHBA, të rinjve: Si do<br />kontribuoni për të ardhmen e vendit?
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, ka risjellë edhe njëherë takimin e Sekretarit amerikan të Shtetit, John Kerry, me një grup të rinj shqiptarë, gjatë vizitës së tij në Tiranë, në 14 shkurt.
 
Ambasada amerikane kujton mesazhet e Kerryt drejtuar të rinjve për kontributin e tyre për të ardhmen e Shqipërisë.
 
"Gjatë takimit të tij me drejtues të rinj shqiptarë, Sekretari Kerry i nxiti pjesëmarrësit që të mblidhen së bashku dhe të punojnë për një të ardhme më të mirë për Shqipërinë. Qoftë në mbrojtjen e të drejtave për komunitetet më të pambrojtura, luftën kundër korrupsionit, apo kërkesën e përgjegjësisë ndaj udhëheqësve, të rinjtë kanë fuqinë për ta bërë këtë vend akoma më të mirë",  shkruan ambasada e SHBA.
 
Nisur nga mesazhet e Kerryt, ambasada e SHBA i drejtohet shqiptarëve me një pyetje: "Po ju, si po jepni ndihmën tuaj për të ardhmen e Shqipërisë?"

Redaksia online
Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dinamo thyen serinë e Vllaznisë, e përmbys 2-1 në 'Elbasan Arena'! Laçi 'pa busull', mposhtet nga Teuta

Dinamo thyen serinë e Vllaznisë, e përmbys 2-1 në 'Elbasan Arena'! Laçi 'pa busull', mposhtet nga Teuta