Ambasada e SHBA thirrje qytetarëve
të saj:Shmangni tubimet me 21 korrik

Ambasada e SHBA thirrje qytetarëve<br />të saj:Shmangni tubimet me 21 korrik
Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka informuar qytetarët amerikanë në vend se Kuvendi i Shqipërisë pritet të votojë mbi çështjen e reformës në drejtësi në 21 korrik. Në njoftimin e ambasadës thuhet se nuk ka dijeni për ndonjë kërcënim të veçantë kundër qytetarëve apo interesave të SHBA-së, megjithatë, qytetarët amerikanë duhet të mbeten vigjilentë dhe të shmangin çdo demonstratë apo tubim që mund të ndodhë gjatë ose pas votimit.

Ambasada Amerikane është shprehur se qytetarët amerikanë rezidentë në Shqipëri apo turistë duhet të jenë në dijeni të plotë mbi situatën e sigurisë përreth tyre, por edhe të qëndrojnë të përditësuar me alarmin europian të udhëtimit.

Ambasada këshillon qytetarët amerikanë të ndodhur në Shqipëri që të monitorojnë për çdo rast mediet lokale dhe të riplanifikojnë udhëtimet apo aktivitetet e tyre. Autoriteteve ligjzbatuese shqipare mund t'iu krijohen shqetësime të ndryshme sigurie, por ata janë përgjegjës për sigurinë e vizitorëve në Shqipëri, thuhet në njoftimin e Ambasadës.

shba

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mbi 9 mijë gjoba për një javë, Rrugorja bën bilancin: 22 shoferë të arrestuar dhe proceduar! 79 pezullime dhe bllokime

Mbi 9 mijë gjoba për një javë, Rrugorja bën bilancin: 22 shoferë të arrestuar dhe proceduar! 79 pezullime dhe bllokime