TIRANË, 24 Qershor/-Ambasada e Shteteve të Bashkuara ka uruar Shqipërinë për marrjen e statusit kandidat, me një dedikim të veçantë dhe të këndshëm në faqen zyrtare në Facebook.
"Sot, Këshilli i Ministrave të Jashtëm vendosi t'i japë Shqipërisë statusin e vendit kandidat për Bashkimin Europian. Urime nga miqtë tuaj amerikanë për këtë hap të rëndësishëm përpara!", theksohet në postimin e ambasadës amerikane në SHBA.