Ambasada amerikane ka zbardhur takimet e senatorit republikan John McCain, me krerët e lartë të shtetit shqiptar. 

Sipas ambasadës së SHBA, McCain theksoi partneritetin ushtarak SHBA-Shqipëri, rëndësinë e reformës në drejtësi në vend, si dhe përpjekjet për të mundur ISIS.

"Senatori McCain, i cili shërben si kryetar i Komitetit të Senatit për Shërbimet e Armatosura, u takua me Presidentin Bujar Nishani, Kryeministrin Edi Rama, Kryetarin e Kuvendit Ilir Meta dhe udhëheqësin e opozitës Lulzim Basha. 

Senatori McCain po ashtu vëzhgoi ushtrime ushtarake dhe u takua me anëtarë të Forcave të Armatosura të Shqipërisë"
, thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane.

Në të gjitha takimet në Tiranë, John McCain shoqërohej nga ambasadori amerikan, Donald Lu. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com