Ambasada Italiane e 'Intesa Sanpaolo
Bank Albania' mbështet agrobiznesin

Ambasada Italiane e 'Intesa Sanpaolo<br />Bank Albania' mbështet agrobiznesin
TIRANE- Duke filluar nga muaji Shkurt 2014 Intesa Sanpaolo Bank Albania do të ofrojë produkte dhe shërbime të avancuara në sektorin e agrobiznesit për klientët e biznesit në biznesin e vogël dhe të mesëm.
 
“Agrobiznesi përfaqëson një nga sektorët më të rëndësishëm, ku Shqipëria mund të synojë të forcojë rritjen e saj ekonomike dhe të punësimit. Ne i mirëpresim shërbimet e reja që Banka Intesa Sanpaolo vë në dispozicion  të Biznesit të Vogël dhe të Mesëm, i cili është i interesuar për sektorin e agrobiznesit. Biznesi i Vogël dhe i Mesëm përfaqësojnë shtyllat mbajtëse  të sistemit të biznesit  shqiptar dhe jemi të sigurtë, që do të dinë të përfitojnë nga këto mjete të reja në mënyrë që  të kapin mundësitë më të mira për zhvillim dhe rritje. ” – u shpreh dje  Z. Massimo Gaiani, Ambasadori Italian.
 
Në fjalimin e tij në konferencën për shtyp, Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i Bankës, Z. Silvio Pedrazzi, theksoi përkushtimin për të ngritur në mënyrë të vazhdueshme partneritetin me institucionet publike dhe private në vend, për të lehtësuar shërbimet bankare në sektorin agro dhe për të rritur besnikërinë e klientëve.
 
“Intesa Sanpaolo Bank është e përkushtuar të mbështesë zhvillimin ekonomik në Shqipëri dhe të inkurajojë rritjen duke monitoruar nga afër nevojat e komunitetit lokal. Ne vlerësuam sektorin Agro si një potencial të rëndësishëm për vendin, prandaj po synojmë të përforcojmë prezencën tonë në këtë segment për të qenë proaktivë në këtë sektor, duke e konsideruar si motor shtytës për zhvillimin e përgjithshëm të ekonomisë në Shqipëri” -  u shpreh Z. Silvio Pedrazzi – Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv i Bankës.
 
Në këtë konferencë mbajtën fjalën edhe Ardian Fullani, Guverantor, Banka e Shqipërisë, Edmond Panariti, Ministër i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave, Arben Ahmetaj, Ministër i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes.

Intesa Sanpaolo Bank, me prezencë të fortë në zonat më të rëndësishme në Shqipërinë qëndrore, jugore dhe veri-perëndimore dhe me një rrjet prej 32 degësh, ka identifikuar si potencial zhvillimin e agrobiznesit në Shqipëri, duke inkurajuar kërkesën në rritje për investimet private në prodhim, përpunim dhe marketimin e produkteve bujqësore.
 
Intesa Sanpaolo Bank Albania ushtron aktivitetin e saj në vend që nga viti 2008, pas blerjes dhe bashkimit të dy prej bankave më kryesore në vend. Banka është një nga bankat kryesore në Shqipëri për sa i përket nivelit të depozitave dhe kreditimit. Ajo ofron shërbimet e saj mbi 152.000 klientëve nëpërmjet një rrjeti prej 32 degësh në vend.

Banka i përket Grupit Intesa Sanpaolo, një ndër grupet kryesore bankare në eurozonë, i cili kryeson në Itali në të gjitha fushat e biznesit (shërbime dhe produkte bankare për individët, korporatat, menaxhimin e pasurive dhe pronës). Grupi ofron shërbimet e tij 11.1 milion klientëve përmes një rrjeti me afërsisht  4,800 degë në Itali duke zotëruar jo më pak se 13% të tregut në pjesën më të madhe të rajoneve në Itali. Intesa Sanpaolo ka një prezencë të përzgjedhur në Europën Qëndrore Lindore dhe në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut me mbi 1,400 degë dhe 8.4 milion klientë të cilët i përkasin filialeve të Grupit që ushtrojnë aktivitetin e tyre bankar për individët dhe kompanitë në 12 vende. Gjithashtu, një rrjet ndërkombëtar specialistësh mbështesin klientët korporatë në 29 shtete; veçanërisht në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut dhe në ato zona ku kompanitë italiane janë më aktive, si USA, Rusi, Kinë dhe Indi. 

Redaksia online 
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lirimi i Berishës nga arresti shtëpiak, Dash Sula për Report Tv: Pati impakt edhe fitorja e Trump! Pa të, PD do ishte varrosur

Lirimi i Berishës nga arresti shtëpiak, Dash Sula për Report Tv: Pati impakt edhe fitorja e Trump! Pa të, PD do ishte varrosur