Ambasada jep njoftimin e rëndësishëm për të gjithë ata që duan të studiojnë në SHBA

Ambasada jep njoftimin e rëndësishëm për të gjithë ata që duan të studiojnë në SHBA

Flamuri shqiptar krah flamurit amerikan

Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka dhënë një njoftim shumë të rëndësishëm për të gjithë ata që duan të studiojnë në SHBA. Në njoftimin e Ambasadës thuhet e kjo mundësi u ofrohet të gjithë atyre që duan të studiojnë me ose pa diplomë përmes programeve prestigjiozë Fulbright dhe Humphrey.

“Jeni të interesuar të studioni në Shtetet e Bashkuara? Ambasada e SHBA ofron mundësi akademike (me dhe pa diplomë) për shqiptarët përmes programeve tona prestigjioze Fulbright dhe Humphrey. Zyra për Marrëdhëniet me Publikun po zhvillon seanca informuese për vitin akademik 2023-2024.Stafi i ambasadës amerikane, organizon seancën e radhës informuese jo-virtuale të martën, më 31 maj, nga ora 15:30 deri në 17:00 në Këndin Amerikan në Tiranë”, thuhet në njoftim.

E.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë