Ambasada në SHBA me ambiente
të reja, Bushati:Shenjë përgjegjësie

Ambasada në SHBA me ambiente<br />të reja, Bushati:Shenjë përgjegjësie
Ambasada shqiptare në SHBA do të ofrojë një imazh të ri. Në një ceremoni të posaçme të organizuar në Uashington u inauguruan ambientet e reja të selisë sonë diplomatike, pas një periudhe disa vjeçare duke nisur kështu një periudhë të re përfaqësimi dinjitoz të SHqipërisë në SHBA.
 
Në fjalën e tij në ceremoninë e inaugurimit Ministri i Punëve të Jashtme Z. Ditmir Bushati u shpreh se: Përmirësimi i kushteve të përfaqësimit në Uashington është një shenje e qartë përgjegjësie si dhe një dëshmi konkrete e angazhimit tonë ndaj aleatit strategjik.
 
ambasada shqiptare shba

Në ceremoni ishin të ftuar gjithashtu përfaqësues të larte të Departamentit Amerikan të Shtetit, Ambasadorët kryesor të akredituar në Uashington, përfaqësues të institucioneve kryesorë, të diasporës shqiptare, të komunitetit të biznesit në Amerikë dhe përfaqësues të medias.
 
ambasada shqiptare shba

“Falë rikonstruksionit të plotë, Ambasada e Republikës së Shqipërisë, (pronë e Shtetit shqiptar) do të ofrojë ambiente dhe shërbime moderne pune për stafin tonë diplomatik por edhe për të gjithë qytetarët shqiptarë dhe të huaj që do të përfitojnë shërbimet e kësaj Ambasade. Angazhimet e Qeverisë shqiptare për një përfaqësimin dinjitoz të Shqipërisë në botë do të vijojë me nisma të tjera që rritën cilësinë e shërbimit dhe përfaqësimit”
, thuhet në njoftimin zyrtar të Ministrisë së Jashtme.

ambasada shqiptare shba

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Edison Ypi: Amerika ime

Edison Ypi: Amerika ime