Ambasada PINK: Të përfshihet
orientimi seksual në Kodin Penal

TIRANE - Ambasada PINK e Lëvizjes Gay, Biseklsual dhe Transeksual (LGBT) kërkon ndryshime në disa nene të Kodit Penal të cilat duhet të përfshijnë edhe orientimin seksual dhe identitetin gjinor.

Nëpërmjet një deklarate për mediat ambasada PINK bën të ditur se kjo kërkesë është dorëzuar pranë zyrës së Avokatit të Popullit, ndryshime të cilat synojnё tё sjellin disa ndryshime specifike nё lidhje me vepra penale tё kryera ndaj personave tё komunitetit LGBT, tё tilla si krimet e urrejtjes, nxitja e urrejtjes dhe gjuha e urrejtjes nё mediat sociale.

“Duke i identifikuar si shumё tё domosdoshme, Ambasada PINK ka propozuar qё nё motivet e kryerjes sё njё vepre penale (neni 50) pёrkrah gjinisё, racёs, ngjyrёs dhe etinsё tё shtohen edhe identiteti gjinor dhe orientimi seksual. Pёrkrah kёtij ndryshimi ёshtё propozuar qё tё bёhen shtesa edhe nё lidhje me nxitjen e urrejtjes dhe thirrjeve pёr urrejtje nacionale (nenet 265 dhe 266) nё tё cilat tё parashikohen si tё dёnueshme edhe ato qё bёhen pёr shkak tё orientimi seksual apo identitetit gjinor tё njё individi apo grupi individёsh.

Mё tej, njё ndryshim shumё i rёndёsishёm i cili do mund tё adresojё fyerjen dhe fjalimet e urrejtjes nё mediat sociale ёshtё ai i Nenit 119/b tё cilin parashikohen ndёshkime pёr fyerjen e qёllimshme publike, nёpёrmjet sistemit kompjuterik qё i bёhet njё personi pёr shkak tё pёrkatёsisё etnike, kombёsisё, racёs apo fesё ku tё pёrfshijё edhe orientimin seksual dhe identitetin gjinor”, bëhet e ditur në njoftimin për shtyp të ambasadës PINK.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Gruaja që braktisi Kanadanë me të bijën për të ndjekur misionin shpirtëror, historia në podcastin 'Flasim'! Rama: E dashuroj paqen, por nuk e gjej

Gruaja që braktisi Kanadanë me të bijën për të ndjekur misionin shpirtëror, historia në podcastin 'Flasim'! Rama: E dashuroj paqen, por nuk e gjej