TIRANË - “Shteti i popullit, nga populli, për popullin, nuk do të zhduket nga toka”.
Këto fjalë nga fjalimi i Presidentit Abraham Lincoln në Gettysburg ka shkëputur Ambasada amerikane në Tiranë për t’i postuar në faqen e saj zyrtare me rastin e 150-vjetorit të këtij fjalimi, duke e cilësuar “më të rëndësishëm se kurrë”.
Këto fjalë domethënëse, që përkojnë dhe me thelbin e protestave të këtyre ditëve në Shqipëri, ndoshta janë më të rëndësishme se kurrë edhe për kontekstin e marrëdhënieve historike miqësore mes SHBA dhe Shqipërisë dhe një përgjigje tërthorazi e ambasadës për stëranalizimet e këtyre ditëve në politikë e media se "ato janë vënë në rrezik".
Kjo zhurmnajë edhe pasi institucionet më të larta të shtetit amerikan janë shprehur aspak të ndikuara nga protestat, dukshëm si anti-armë kimike, e që në thelb nuk patën asnjë incident anti-amerikan në gjirin e popullit më proamerikan të planetit.
Ambasada ka bashkangjitur edhe videon në anglisht të këtij fjalimi.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com