TIRANË - Ambasada e SHBA-ve ka reaguar shpejt pas miratimit të 3 ligjeve nga Kuvendi i Shqipërisë, "duke e mirëpritur këtë lajm", por duke theksuar edhe "përkushtim për përmbushjen e reformave të tjera".

Stafi i këtij institucioni ka dërguar me e-mail një reagim "për shpërndarje të menjëhershme", ku plotësisht shkruhet: "Ambasada mirëpret miratimin konsensual nga parlamenti të legjislacionit të rekomanduar nga Bashkimi Europian. Nxisim parlamentin dhe qeverinë e ardhshme t’i përkushtohen përmbushjes së përparësive të mbetura dhe reformave të tjera të nevojshme nëpërmjet konsensusit dhe bashkëpunimit me qëllim që të fitojnë një opinion pozitiv nga Bashkimi Europian.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)