Ambasadorët BE- SHBA:
Qeveria të sigurojë transparencë

Ambasadorët BE- SHBA:<br />Qeveria të sigurojë transparencë
TIRANE- Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Aleksandër Arvizu si dhe ai i Bashkimit Europian, Ettore Sequi i kërkojnë qeverisë shqiptare të mbështesë shoqërinë civile, të jetë partnere për ndërmarrjen e reformave dhe të sigurojë transparencë, pasi ajo është përgjegjëse që zëri i qytetarëve të dëgjohet.

Deklarata u bë gjatë seminarit "Sigurimi i një mjedisi të përshtatshëm për organizatat e shoqërisë civile, i cili u mbajt sot në Tiranë, në kuadrin e programit "People to People".

"Qeveria duhet të jetë partnere për reformat dhe duhet të sigurojë transparencë", theksoi ambasadori i SHBA-së Arvizu, duke nënvizuar nevojën për një bashkëpunim më të madh mes qeverisë dhe shoqërisë civile.

Duke u ndalur te drejtësia Ambasadori nënvizoi se "imuniteti pengon drejtësinë dhe se drejtësia nuk funksionon sipas rregullave".

Nga ana e tij ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Ettore Sequi tha se qeveria është përgjegjëse që zëri i qytetarëve të dëgjohet. "BE ka mbështetur shoqërinë civile me rreth 1.2 milionë euro. Fondet janë akorduar për nxitjen e shoqërisë civile, por që shoqëria civile të funksionojë duhet të ketë një përmirësim të dialogut mes qeverisë dhe shoqërisë civile", deklaroi Sequi.

Sipas Sequit, ka nevojë për përmirësim të legjislacionit ashtu si edhe për mbrojtje nga qeveria.

Ministri i Financave, Ridvan Bode i pranishëm në tryezën e zhvilluar tha se, qeveria ka mbështetur organizatat jo fitim prurëse. Sipas kreut të financave publike, ka përpjekje për përjashtimin e OJF-ve nga Tatmi mbi Vlerën e Shtuar, por u shpreh ai më tej, ky lloj përjashtimi nuk mund të bëhet për të gjitha llojet e shërbimeve. Ministri i Financave, duke pranuar se ka boshlliqe në kuadrin ligjor, bëri të ditur se po punohet për përmirësimin e tij. Ai tha se, deri në fund të muajit do të përfundojë hartimi i kuadrit të plotë ligjor për OJF-të.

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg