Ambasador në Maqedoni?!
Reagon Yee:Jam i kënaqur me..

Ambasador në Maqedoni?!<br />Reagon Yee:Jam i kënaqur me..<br>
Zëvendës-ndihmësi i sekretarit amerikan të shtetit, Hoyt Brian Yee, ka folur për herë të parë në lidhje me zërat se do të jetë ambasadori i ri SHBA në Maqedoni nga viti 2018. Në një Intervistë për televizionin e Bosnjës N1, Hoyt Brian yee ka hedhur poshtë informacionet, duke shtuar shkurt se është i kënaqur me punën që aktualisht po ushtron si zv.ndihmës sekretar i shtetit amerikan.

Ai më tej ka deklaruar se njëra ndër interesat kryesore të SHBA-së në Ballkanin Perëndimor është që të ndihmohen vendet e rajonit për t’u integruar në Evropë dhe ndërtimin e të ardhmes demokratike.

“Jam i kënaqur me pozicionin që kam dhe dua të shtoj se nuk ka asnjë të vërtetë rreth pretendimeve për ambasador. Me kënaqësi e them se do të vazhdoj të jem në këtë pozitë. Do të qëndroj këtu deri sa të më tregojnë se ku të shkoj dhe për momentin nuk kam asnjë udhëzim për diku tjetër… Interesi ynë është që vendet e rajonit të kenë një ekonomi të respektuar, e cila u jep atyre një shans për të gjithë qytetarët dhe veçanërisht për të rinjtë. Vendet që duan të bëhen anëtare të BE-së, NATO-s ose cilësdo organizatë tjetër ndërkombëtare, duhet t’i bindin liderët ose anëtarët e këtyre organizatave se janë me të vërtetë të përkushtuar për këtë”, deklaroi Hoyt Brian Yee, Zëvendës-ndihmësi i sekretarit amerikan të shtetit.

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Rikthim në 2008-n, pse u rimbyllën listat e deputetëve?!

Ylli Pata: Rikthim në 2008-n, pse u rimbyllën listat e deputetëve?!