Ambasadorët e BE takim
urgjent në zyrën e Sequi

Ambasadorët e BE takim <br />urgjent në zyrën e Sequi
TIRANË - Në orën 12.00 ambasadorët e disa prej vendeve të bashkimit Europian u mblodhën në zyrën e ambasadorit të BE-së në Tiranë Ettore Sequi. Një varg makinash të trupit diplomatik të akredituar në Shqipëri, u parkuan në anën lindore të ABA Center ku ka zyrat misoni i BE-së në Tiranë, në një takim urgjent që zgjati më shumë se një orë. Duke gjykuar nga flamurët e varur në makinat e trupit diplomatik, sipas pamjeve të marra nga ‘Shqiptarja.com” në takim kanë qenë ambasadorët e Britanisë së Madhe, vendeve skandinave, Italisë, Gjermanisë, Sllovakisë etj. Policët të qarkullimit rrugor që mbikqyrnin makinat e parkuara u treguan nervozë ndaj filmimit të pamjeve.
Mbledhja e ambasadorëve në zyrën e Sekuit bëhet në një klimë të ashpër politike në vend, kur qeveria është në përplasje me opozitën për vendimin më të fundit të Gjykatës së lartë për të shpallur të pafajshëm ish-zv.kryeministrin Ilir Meta të akuzuar për korrupsion dhe kur pas tre ditësh do të përkujtohet 1 vjetori i masakrës së 21 janarit, kur forcat e sigurisë vranë 4 demonstrues të opozitës dhe plagosën dhjetra të tjerë. Zyrtarisht Ambasada Amerikane në Tiranë ka paralajmëruar shtetasit e saj që të mos lëvizin në zona ku do të ketë tubime, si ai që pritet në 21 janar para kryeministrisë.


(a.rr/aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi