Ambasadorët e QUINT-it në OSBE vizitë në Shqipëri: Përmbushni rekomandimet e ODIHR për reformën zgjedhore

Ambasadorët e QUINT-it në OSBE vizitë në Shqipëri: Përmbushni rekomandimet e ODIHR për reformën zgjedhore

Ambasadorët e Misioneve të Përhershme të Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar, si edhe zëvendësdrejtuesja e Misionit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në OSBE, në Vjenë, vizituan Republikën e Shqipërisë më 18-19 mars, si pjesë e një turi rajonal në Ballkanin Perëndimor.

Grupi i vizitorëve përbëhej nga ambasadorja Fatene BENHABYLES-FOETH (Francë), ambasadorja Susanne SCHÜTZ (Gjermani), ambasadori Stefano BALDI (Itali), ambasadori Neil HOLLAND (Mbretëri e Bashkuar) dhe Katherine BRUCKER (SHBA). Si pjesë e turit të tyre rajonal, ata do të vizitojnë Malin e Zi, përpara se të kthehen në Vjenë, më 20 mars

Gjatë vizitës në Shqipëri, ambasadorët zhvilluan takime me Presidentin e Republikës, Bajram Begaj, ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani dhe me Kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla. Takimet ofruan mundësinë për të diskutuar rreth zhvillimeve të fundit, në nivelin kombëtar dhe rajonal, me fokus të veçantë te mbështetja e OSBE-së për programin e reformave në Shqipëri, përfshirë rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Ata folën për reformën zgjedhore dhe për kontributin e rëndësishëm të OSBE/ODIHR-it.

Ambasadorët vlerësuan angazhimin e autoriteteve shqiptare për të adresuar rekomandimet e OSBE/ODIHR-it për reformën zgjedhore dhe theksuan rëndësinë e përmbushjes dhe të zbatimit të tyre përpara zgjedhjeve parlamentare të vitit të ardhshëm, edhe me mbështetjen e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri.

Bashkëbiseduesit ndanë edhe shqetësimet e tyre rreth luftës së agresionit të Rusisë kundër Ukrainës dhe pasojave të saj të gjera për sigurinë dhe begatinë në Evropë dhe, në veçanti, në Ballkanin Perëndimor. Ambasadorët vlerësuan mbështetjen e fortë dhe parimore të Shqipërisë për Ukrainën në OSBE dhe në forume të tjera ndërkombëtare, e cila u vu në pah edhe gjatë Samitit të kohëve të fundit Ukrainë–Evropa Juglindore.

Ambasadorët vizituan Prezencën e OSBE-së në Shqipëri dhe u takuan me stafin e saj për t’u njohur me veprimtaritë dhe projektet e shumta e të rëndësishme që zhvillon Prezenca. Ata u takuan edhe me Grupin Këshillimor Rinor të Prezencës, i cili përbëhet nga të rinj 18-25-vjeçarë dhe që mbështet Prezencën në integrimin e perspektivës rinore në të gjitha planifikimet me veprimtaritë e saj programatike, duke rritur ndërgjegjësimin dhe duke promovuar vlerat e OSBE-së në vend.

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Qeveria rishpall tenderin 400 mln euro të Portit të ri Tregtar të Durrësit në Porto Romano

Qeveria rishpall tenderin 400 mln euro të Portit të ri Tregtar të Durrësit në Porto Romano