TIRANE-Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim pasditen e sotme me ambasadorët e SHBA dhe të Bashkimit Europian në Shqipëri.
 
Takimi i Ramës me ambasadorin e SHBA, Donald Lu dhe diplomatët e vendeve të BE nisi rreth orës 17:00 dhe përfundoi rreth orës 18:15 minuta.
 
Në qendër të takimit mes Ramës dhe ambasadorëve, ishte njohja që kryeministri u bëri për objektivat në mandatin e dytë qeverisës. 
 
Ambasadori i SHBA, Lu ka dalë i fundit nga takimi, 10 minuta pasi janë larguar nga zyra e Kryeministrit diplomatët e vendeve të BE.

Kryeministri informoi ambasadorët për prioritetet dhe integrimin në Bashkimin Europian.
 
Takimi i sotëm ishte vetëm dy ditë para mbledhjes së Kuvendit të ri për konstituimin ditën e shtunë.


dy.b/shqiptarja.com