Paketa të propozimeve të Partisë Demokratike për reformën në drejtësi është kundërshtuar nga ambasadorët në Shqipëri. Kësisoj, zv/ambasadori amerikan, David Muniz, u shpreh se është vonë për t'i bërë ndryshime draftit të ekspertëve.
"Unë i them parlamentarëve është koha të miratohet kjo reformë. Edhe pse ka nevojë për të negociuar deri sa të finalizohet drafti final, mund të them se është shumë vonë për të bërë ndryshime thelbësore në këtë fazë. Ndaj le ta përshpejtojmë këtë proces dhe të mos vonohemi me argumente të kotë", u shpreh u shpreh Muniz.
Ndërsa ambasadorja e Bashkimit Europian, Romana Vllahutin, theksoi se nuk ka me kohë për të pritur.
"Ne e dimë që ka disa grupe dhe individë qe nuk e duan ketë renome. Dhe ne i dimë arsyet. Por drejtësia do te vije edhe pse ata po bëjnë çdo përpjekje për ta shtyre, apo vonuar. Por Shqipëria meriton me shume. Shqipëria ka vuajtur shume, ndaj mjaft me. Nuk ka me kohe për të luajtur kuka –fshehti. E ardhmja evropiane është më e rëndësishme se e disa individëve të korruptuar apo të përfshirë në krimin e organizuar. Ne po presim qe kuvendi ta miratojë ketë reforme sa më parë", u shpreh Vlahutin.
Këto deklarata përfaqësuesit diplomatikë i bënë gjate një takimi me investitorë të huaj që operojnë në vend.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com