”ACT Now” nisma e shoqërisë civile e mbështetur nga Ambasada amerikane në Tiranë festoi dje 1 vjetorin.  Nëpërmjet një videoje  mbështetës të ACT Now dhe ambasadori i SHBA-së Arvizu bëjnë thirrje për të votuar.

”Shqipëria që dëshironi, bëhet realitet vetëm nëse kontribuoni të gjithë.”-thuhet në video, dhe më pas vjen mesazhi i Arvizu i cili bën thirrje për të votuar për zgjedhjen e udhëheqësve të ardhshëm

MESAZHI I AMBASADORIT ARVIZU:

Përshëndetje të gjithëve!

Dita e sotme shënon përvjetorin e parë të nismës ACT Now!, ose Albanians Coming Together Now! - Shqiptarët Bëhen Bashkë Tani!

Më kujtohet që, edhe një vit më parë, ne përuruam këtë nismë në mesin e një vape përvëluese, dhe kështu, edhe përvjetorin e saj të parë po e festojmë përsëri në këtë vapë, këtu, në Kopshtin e Trëndafilave të Ambasadës Amerikane.

Dua të falenderoj të gjithë ata që e përqafuan këtë nismë me kaq entuziazëm, shqiptarët në mbarë vendin, si edhe personelin e Ambasadës.

Ideja kryesore e nismës ACT Now! është nxitja e një komunikimi më të mirë midis qytetarëve dhe udhëheqësve të zgjedhur prej tyre, për të mirën e vendit, dhe për të mirën e të gjithë shqiptarëve.

Dhe, siç e kam thënë dhe më parë, ka qenë diçka që na ka ngrohur zemrën të gjithëve ne këtu në Ambasadë, kur kemi parë se si kjo ide ka arritur të prekë imagjinatën e njerëzve, dhe se si njerëzit e kanë përqafuar atë ide me entuziazem. Në mbarë vendin, ne kemi parë nisma, të medha e të vogla, që i kanë afruar njerëzit ndaj njeri-tjetrit, i kanë bërë bashkë ata, në një frymë shprese, optimizmi dhe pozitiviteti, të cilat, në të vërtetë, përfaqësojnë pikërisht nismën ACT Now!

Të dielën, në 23 qershor, shqiptarët në mbarë vendin do t'iu drejtohen kutive të votimit dhe do të angazhohen realisht në aktin më të rëndësishëm të nismës ACT Now!, që është të shprehurit e rolit të tyre, dhe dhënia e votës së tyre për zgjedhjen e udhëheqësve të ardhshëm.

Kështu, në këtë përvjetor të parë të nismës ACT Now!, ne dëshirojmë t’i falenderojmë të gjithë. Unë dëshiroj të falenderoj secilin personalisht, përfshirë dhe personelin këtu në Ambasadë, që është përpjekur shumë për ta bërë realitet këtë ide. Dhe tani, në fund, dëshirojmë të themi…

VEPRO Tani!

(sg/shqiptarja.com)