Ambasadori Arvizu: Do ju kem
në mendje edhe kur te largohem

Ambasadori Arvizu: Do ju kem<br />në mendje edhe kur te largohem
TIRANE- Me afrimin e festave të fundvitit dhe me afrimin e largimit të ambasadorit amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu, u zhvillua një ceremoni festive nga Dhoma Amerikane e Tregtisë. Ambasadori Arvizu, prej 4 vitesh në këtë post, nuk mundi të mos shprehte me fjalë, që largimi i tij i ka sjellë emocione, dhe se për Shqipërinë do të mendojë, pavarësisht se do të largohet prej saj.
 
“Kanë qenë 4 vjet kuptimplotë për mua, këtu në Shqipëri, si ambasadori i Shteteve të Bashkuara. Kam qenë i privilegjuar që kam patur këtë post, po ashtu i privilegjuar që kam punuar me Dhomën amerikane të Tregtisë. Besoj se të gjithë do të pajtoheni me mua nëse ju them që kur punon në një vend për 4 vite është e pamundur që të mos largohesh pa patur një shumëllojshmëri ndjenjash. Me një gëzim të madh, por edhe me disa pendesa. Ambasadori i ri do të jetë këtu shumë shpejt. Ju uroj shumë sukses, shëndet në vitin 2015, dhe do t’ju mendoj, nga shumë larg, atje në Uashington”, tha ambasadori Arvizu.
 
Një fjalë e dha edhe kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë, i cili i rikujtoi pjesëmarrësve marrëdhënien e veçantë të SHBA-së dhe Shqipërisë.
 
“Për ne si familje por edhe në Shtetet e Bashkuara, periudha e fundvitit është koha kur ne kthejmë sytë prapa për të parë çfarë kemi arritur. E vlerësojmë shumë punën dhe përpjekjen e qeverisë shqiptare për të ulur informalitetin. Ne jemi përpjekur që ta ndihmojmë atë që të arrijë një balancë mes taksave e stimujve pozitive e negative, dhe shpresojmë që të jemi edhe në vitin e ardhshëm në ndihmë në këtë drejtim”, tha ambasadori Arvizu”, tha Crawford.
 
Pas fjalëve të shkurtra të ambasadorit amerikan dhe kreut të Dhomës Amerikanë të Tregtisë, mbrëmja vijoi me sfondin e muzikës.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)