Eskorta e ambasadorit të SHBA-së Aleksandër Arvizu është parë rreth orës 12:00 pranë godinës së kryemistrisë. Arvizu takon kryeministrin në largim një ditë pas takimit me fituesit.
Takimi Berisha-Arvizu zgjati rreth 30 minuta. Zyrtarisht nuk ka njoftim lidhur me temën e takimit, as nga ambasada e SHBA-së dhe as nga zyra e kryeministrisë, por mendohet se temë kryesor e takimit të ketë qenë transferimi i butë i pushtetit tek koalicioni i majtë. Ky takim ndodh pak para se të nisë mbledhja e kryesisë së PD-së ku do të nis puna për përzgjedhjen e kreut të PD-së pas dorëheqjes së Berishës nga të gjitha funksionet partiake.
Kreu i PD-së u dorëhoq nga posti që e mbante prej 22 vitesh duke pranuar përgjegjësinë për humbjen e zgjedhjeve të 23 qershorit.
Ambasadori i SHBA u takua dje me kryetarin e PS, Edi Rama, dhe me kreun e LSI Ilir Meta. Në të dyja selitë, Arvizu shkoi me të njëjtin mision: Të sugjerojë një tranzicion të qetë e të butë të pushtetit dhe të afirmojë mbështetjen e SHBA për Shqipërinë dhe qeverinë e saj të re si dhe ripohoi angazhimin e fortë të SHBA-së, si një partnere e Shqipërisë.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)