Në rrjetin social Facebook, Ambasada Amerikane bën të ditur se Ambasadori Aleksandër Arvizu ishte i pranishëm sot në mëngjes, në Dhomën e Hartave në Këshillin e Ministrave, me rastin e 50 vjetorit të Kryeministrit Edi Rama.
Në foton e publikuar nga Ambasada e SHBA-së bie në sy jo vetëm prania e ambasadorit Arvizu po edhe torta e sjellë prej tij.
Torta e sjellë prej tij vjen si shprehje e miqësisë së ngushte mes dy vendeve në këtë ditë të shënuar për kryeministrin shqiptar. Duke qenë se ditëlindja e kryeministrit Rama përkon edhe me 238-vjetorin e Pavarësisë së SHBA, edhe tortës nuk mund t'i mungonte ky element. Dy flamujt, ai shqiptar dhe ai amerikan, janë dy elementët e tortës që "lidhin" bashkë dy ditëlindjet, atë të kryeministrit Rama, dhe Pavarësinë e SHBA. Në festë kanë marrë pjesë përveç stafit të ngushtë të Ramës edhe ministrat, deputetët e koalicionit, si dhe drejtuesit e bashkive të majta./a.gegvataj/