Ambasadori austriak: Bëni 
detyrat për procesin e integrimit

Ambasadori austriak: Bëni <br />detyrat për procesin e integrimit
Shqipëria duhet të bëjë dëtyrat e shtëpisë dhe të plotësojë kushtet e kërkuara në procesin e integrimit të vendit.
 
Deklarata ka ardhur nga ambasadori i Austrisë në vendin tonë Johann Sattler ku ishte i pranishem në pikën turistike të Razmës në kuadër të projektit “Të rizbulojmë malet e Shqipërisë”.
 
 “Unë jam këtu për të promovuar turizmin, për të ndihmuar shqiptarët edhe më tepër në këtë sektor. 4 vitet e ardhshme janë shumë të rëndësishme për Shqipërinë, është një shans I mire për të ecë përpara. Për të bërë dëtyrat e shtëpisë, për të plotësuar kushtet e kërkuara dhe ne pastaj jemi të gezuar për ta ndihmuar Shqipërin. Austria është mbeshtetëse kryesore në rrugen e integrimit të Shqipërisë”, shprehet Johann Sattler, Ambasador i Austrisë neë Tiranë.

Nga ana tjetër ambasadori Sattler ka apeluar që të mbështetet edhe më shumë zhvillimi i turizmit malor.

 “Turizmi është një nga sektorët kryesor për zhvillimin e vendit. Nga ajo cfarë kuptoj 10% e GDP mbërrin nga sektori I turizmit, ku pjesa më e madhe e të ardhurave sigurohen nga sezoni veror kryesisht nga bregdeti. Por ka edhe  një mundësi të madhe për zhvillimin e turizmit malor  prandaj ne jemi këtu për të rizbuluar malet e Shqipërisë. Prandaj vendi juaj ka një shans për zhvilluar edhe më shumë turizmin malor. Pjesa më e madhe e turistëve austriak, gjatë vitit të kaluar 25 000 të tillë, kanë ardhur për malet dhe jo për detin, sepse ato duan malet dhe Shqipëria ka një potencial për të treguar”, shprehet Sattler.
 
Me projektin “Të rizbulojmë malet e Shqipërisë” ambasada Austriake  synon jo vetëm sensibilizimin e banorëve dhe aktorëve lokalë për turizmin malor, por të ndërmarrë edhe disa nisma për promovimin e ecjes në mal, si një mjet për të zbuluar natyrën dhe për të mbajtur trupin dhe shpirtin e shëndetshëm.

[gallery]24080[/gallery] 
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin