Ambasadori austriak: Dialogoni
zgjedhjet të mos bojkotohen

Ambasadori austriak: Dialogoni<br />zgjedhjet të mos bojkotohen
Ftesat në distancë mes kryeministrit dhe kreut të opozitës për dialog kanë sjellë reagimin e ndërkombëtarëve.

Ambasadori austriak në vendin tonë, Johann Sattler, u shpreh nga Shkodra ku zhvilloi një vizitë, se këto janë zhvillime pozitive për vendin, pasi kur ka dialog ka edhe zgjidhje.

"Ne po hyjmë në një vit zgjedhor, viti elektoral jo vetëm në Shqipëri është paksa më i vështirë sa vitet e tjera. Gjëja më e rëndësishme është që partitë politike dhe njerëzit të ulen më njëri-tjetrin dhe të dialogojnë, sepse dialogu është esenca e demokracisë. Ajo çfarë kemi parë ditët e fundit, janë zhvillime shumë të mira, kam dëgjuar ftesa për dialog. Kam dëgjuar pranime të këtyre ftesave për dialog, mendoj se po shkojmë në drejtimin e duhur”, u shpreh ai.

Sipas ambasadori austriak, në zgjedhje duhet të marrin pjesë të gjitha forcat politike, pasi kjo është baza e demokracisë

“Gjëja më e rëndësishme është të flasin, dhe jo të mos kemi dialog. Dhe besoj që në fund do të kemi një proces elektoral gjithëpërfshirës. Që partitë të marrin pjesë në procesin zgjedhor, kjo është gjëja më e rëndësishme, baza e demokracisë janë zgjedhjet", u shpreh nga Shkodra ambasadori austriak në Tiranë, Johann Sattler.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Video/ Vrau 21-vjeçaren shtatzënë pasi dyshohej për vjedhje, ja pamjet e sulmit me armë nga polici i pandehur në SHBA

Video/ Vrau 21-vjeçaren shtatzënë pasi dyshohej për vjedhje, ja pamjet e sulmit me armë nga polici i pandehur në SHBA