TIRANË - Presidenti i Republikës, Bujar Nishani i akordoi sot ambasadorit austriak, Florian Raunig “Medaljen e Mirënjohjes” me motivacionin: “Për angazhimin serioz dhe përkushtimin në pasurimin e marrëdhënieve të shkëlqyera të miqësisë dhe bashkëpunimit midis Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Austrisë, nëpërmjet kontributit të spikatur në intensifikimin e bashkëpunimit politik, ekonomik dhe institucional, në nxitjen e shkëmbimeve kulturore, arsimore dhe shkencore ndërmjet dy vendeve tona”.
AMBASADORI RAUNIG: SHQIPËRIA TË ENTUZIAZMON
Ambasadori austriak Florian Raunig, duke i shprehur mirënjohjen Presidentit Nishani për vlerësimin e lartë theksoi gjatë ceremonisë, se ai ndjehet krenar dhe se i detyrohet Shqipërisë për karrierën e tij diplomatike.
“Shqipëria është një vend sfidues, por edhe mirënjohës. Personalisht falë këtij vendi bëra karrierë, por mbi të gjitha krijova familjen time në Shqipëri. Pa rrugëtimin tim në Shqipëri, vështirë se do të kisha ndjekur ndonjëherë karrierën diplomatike. Shqipëria është një vend, që të entuziazmon, nganjëherë madje të sjell në realitet. Nuk lë njeri indiferent. Të jep pothuajse çdo ditë diçka të re.
Gati saktësisht para 23 vitesh isha për herë të parë në Shqipëri. Sot na shfaqet para syve një vend, i cili ndoshta ka kaluar ndoshta një nga rrugët më revolucionare të tranzicionit. Kurse tani ndodhet në prag të hyrjes në një nga klubet më ekskluzive në botë, një zhvillim kolosal, janë rritur brenda më pak se një gjenerate gjë që meriton respektin e njeri-tjetrit.
Prandaj, më lejoni zoti President, t’ju falenderoj me gjithë zemër që më mundësuat në këtë ngjarje të jashtëzakonshme, të sjell me vete miq të mi, të cilët më qëndruan pranë në Shqipëri gjatë periudhës sime mbi 20-vjeçare”, – theksoi Ambasadori Raunig.
Në ceremoninë e dekorimit të Ambasadorit austriak Florian Raunig, ishin të pranishëm bashkëshortja e tij, drejtues të Ministrisë së Punëve të Jashtme, kolegë dhe miq të tij.
NISHANI: AUSTRIA, PORTA MË E DUHUR E SHQIPTARËVE
Në fjalën përshëndetëse të mbajtur me këtë rast, Presidenti Nishani, duke e vlerësuar zotin Raunig si mik të mirë të shqiptarëve, shprehu bindjen se ambasadori është nga ata diplomatë, që i ka shumëfishuar shumë miqtë dhe dashamirësit e tij.
Kreu i Shtetit vlerësoi kontributin e diplomatit Raunig në forcimin e marrëdhënieve shtetërore e institucionale ndërmjet Austrisë dhe Shqipërisë si dhe mbështetjen e tij personale dhe të Austrisë në kuadër të aktiviteteve kushtuar 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.
Në këtë kontekst, Presidenti Nishani u shpreh se “në 100 vjet të Pavarësisë së Shqipërisë që nga dita e parë e saj e në vijimësi, Austria ka qenë porta më e duhur në historinë, ekzistencën, mbijetesën, rezistencën dhe në zhvillimin e Shqipërisë. Austria përmes shumë institucioneve të saj të rëndësishme, por veçanërisht përmes ambasadorit Raunig, i dha një shkëlqim akoma më të madh këtyre festimeve dhe forcoi akoma më shumë mirënjohjen e shqiptarëve dhe të shtetit shqiptar ndaj Austrisë”.
Redaksia Online
(ma/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com